• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
FOTO+16/ Nga topless tek operacionet plastike, ja femrat shqiptare që guxuan
Home
Showbiz

FOTO+16/ Nga topless tek operacionet plastike, ja femrat shqiptare që guxuan

15 November, 2017 Redaktor2 Lifestyle, Showbiz

Nuk mund të themi se është “tabu” dalja nudo në ekranet e botës, sepse kjo, pa-varësisht orareve të zgjedhura apo edhe kanaleve ku shfaqet, janë ende të lejuara si “shfaqje” televizive. Gjithsesi, të dalit nudo në skenë apo edhe në rrjetet sociale mund të themi se “rrit” famën dhe bëhesh akoma edhe më e kërkuar. Apo kjo mund të thuhej më parë? Në kohën kur doli e famshmja Kim Kardashian, e cila më parë, edhe pse kishte dalë para kamerave si shoqëruese e Paris Hilton dhe mikeshë e saj, nuk njihej pothuajse fare. Pra, duhet të bënte një “boom” që të njihej emri i saj dhe për të qenë më të qartë, i “të pasmeve” të saj. Por t’i kthehemi diskutimit të mëparshëm. Të dalët nudo në skenë është një mënyrë e të shprehurit të vetvetes, gjithnjë nëse është në kontekstin artistik, pra kur flasim për aktorë filmash apo edhe skene teatri. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ato që kanë preferuar të shfaqin nuditetin e tyre, hapur, për asnjë lloj qëllimi tjetër, veçse për të bërë bujë me disa foto të tyre “topless” apo edhe nudo. Ndërkohë që në albumin e përzgjedhur nga suplementi VIP Pages në ‘Gazeta Shqiptare’ do të sjellim një larmi VIP-ash dhe arsyet, që sipas tyre kanë dalë në publik me foto apo pamje nudo.

Image
E nisim me Ema Andrean
Është një më e “freskëta” si ngjarje e kësaj që jemi duke diskutuar sepse ajo që aktorja shqiptare solli në skenë ishte “guximi” për të sjellë jo vetëm artin, por edhe për të kërcitur sadopak atë “tabu” që kultura jonë e ruan me fanatizëm prej një kohe shumë të gjatë. shfaqen e fundit të sajën ajo u shfaq topless, pra gjysmë nudo ku dhe arriti të ishte në qendër të vëmendjes së gjithë sallës së teatrit.

Image
Ledina Çelo
Këngëtarja e njohur shqiptare ka rënë në sy gjithnjë për linjat e saj fantastike. Edhe ajo ka qenë një ndër “pioneret” e para e cila ka thyer tabutë duke nxjerrë format e saj superseksi. Fotot artistike të këngëtares joshëse kanë rënë në sy dhe kanë bërë bujë vite më parë se të dalit “nudo” në rrjetet sociale të kthehej në diçka jo shumë impresionuese. Është e vërtetë që në vendin tonë ende bën përshtypje një gjë e tillë por në atë kohë ishte e ndaluar si kutia e Pandorës. Dhe artiste të tilla që guxonin bënin tepër përshtypje në opinionin e gjerë dhe nuk arrihej të kuptoheshin si artiste apo si veprim i tyre i guxuar më tepër.

Image
Rovena Stefa
Ajo ishte dhe do të mbetet vajza çapkëne e pandreqshme, së cilës i pëlqen të jetë edhe femërore edhe provokuese. Fotot e saj nudo të postuara shumë vite më parë bënë bujë duke qenë se ishte ndër të parat, e cila solli një “risi” të tillë në fotot e VIP-ave. Jo se nuk njihej, por nuk kishte marrë më parë një guxim i tillë. Rovin edhe sot e shohim ekstroverse në veshje edhe në fotot që poston, duke treguar kështu se çdokush është i lirë të shprehë vetveten si të dëshirojë (provokuese dhe pse jo, nudo).

Image
Rozana Radi
Këngëtarja e njohur shqiptare, pas ndërhyrjes së bërë në gjoksin e saj nuk nguroi që ta shfaqte atë në foto të ndryshme të publikuara në gazetë para shumë vitesh. Kjo sjellje ishte vetëm për të treguar një lloj feminiliteti apo edhe një lloj “mburrjeje” për zmadhimin e bërë. Gjithsesi, edhe pse ka kaluar shumë kohë, Rozi nuk është më aq ekstravagante në sjellje apo edhe në veshje, duke treguar këtu se “çmenduritë” e kohës i la pas, duke krijuar tashmë një tjetër imazh edhe më të kuruar për veten.

Image
Bleona Qereti
Këngëtarja me famë botërore që nuk ndalet para asgjëje! E tillë ka qenë që në fillim të daljes së saj në ekranin shqiptar, Bleona e cila edhe pas ikjes në SHBA premtoi se do të pushtonte botën. Dhe në një mënyrë apo në një tjetër, e etur për sukses dhe për të qenë në qendër të objektivit, ajo ia arriti. Ka vendosur të dal nudo për të sjellë disa foto artistike duke nxjerrë në pah linjat e saj superseksi. Dhe foto të tilla nuk mungojnë në rrjetet sociale, duke qenë se bukuroshja brune vazhdon t’i rinovojë herë pas here me poza të ndryshme edhe më provokuese.

Image
Dafina Zeqiri
Një tjetër bombë është ajo që na dha Dafina Zeqiri. Ajo ka ardhur tërësisht nudo. Duket se këtë herë këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur tërësisht nudo për mediat kosovare. Në disa foto bardh e zi Dafi ka treguar hiret dhe linjat e saj të kuruara. Këngëtarja është një nga emrat më të pëlqyer të momentit në muzikën e lehtë shqiptare. Përveç këtyre fotove seksi Dafina është shprehur gjithashtu se së shpejti do të publikojë albumin e saj të tretë.

Burimi: GSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kapet kamioni me mallra kontrabandë, në kërkim dy shoferët dhe dy doganierët
Previous article Bulqizë/ Humb jetën minatori 20 vjeçar

Redaktor2

Postime të ngjashme

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT