Nuk ka zgjatur shumë aventura e De Biasit në La Liga.
Disa minuta më parë ishte klubi i Deportivo Alavesit e cila publikoi lajmin e shkarkimit të trajnerit italian, shkruan “Marca”.
Gianni De Biasi u shkarkua nga Deportivo Alaves pas disfatës në shtëpi kundër Eibarit, ndërsa Alaves është zhytur në një krizë të madhe pasi në 13 javë ka grumbulluar vetëm 6 pikë duke u pozicionuar e fundit.
Kujtojmë që më 22 shtator De Biasi mbërriti në stolin e Alaves dhe në tetë ndeshje mori dy fitore dhe 6 humbje.



