• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ Zbulohet personi i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç. E kaluara e errët
Home
Rajon

FOTO/ Zbulohet personi i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç. E kaluara e errët

23 January, 2018 Ina.Autor Rajon

Vrasja e Oliver Ivanoviçit mund të jetë kryer nga grupi i Milan Radojçiçit, i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë. Kështu thonë mediat kosovare, në lidhje me hetimet rreth vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”.
Sipas burimeve, vrasësi i Ivanovicit ka qëlluar disa herë mbi të, ndërsa makina e tij “Opel”, me të cilën është larguar dhe më pas është gjetur e djegur, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Milan Radojçicit dhe të grupit të tij. Burimet thonë se dy ditë para vrasjes së Ivanovicit, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, kanë qenë në zyrën e Milanit. Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviç kishte deklaruar se personi që e vrau Oliverin ka marrë urdhër nga Milan Radojçici dhe grupi i tij.

Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur ishte bërë zyrtare kandidatura e Oliver Ivanovicit për kryetar të Mitrovicës Veriore, Milan Radojçiç kishte deklaruar se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë. Kjo, pasi Ivanovici pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirën e serbëve të Kosovës. Më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanovici kishte deklaruar se situata në veri të Kosovës ishte përkeqësuar.

“Situata ka ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët, por nga serbët, të cilët qarkullojne automjete Jeep-a pa targa”, kishte thënë ai. Ivanovic kishte paralajmëruar edhe mundësinë e tensionimit të situatës në Mitrovicën e Veriut. Ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuric, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovës, e kishte akuzuar Oliver Ivanoviçin se “ka bashkëpunim me autoritetet e sigurisë së Kosovës”.

/lexo.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIERLUIGI BATTISTA/ Shënjestra të censorëve të rinj
Previous article Këngëtari i famshëm grek deklaratë dashurie për popullin shqiptar (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT