Janë mësuar tashmë emrat e 3 ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për lidhjek me grupin e trafikantëve të drogës të vëllezërve Habilaj. Në kërkim Jaeld Çela, ish- drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Bode, ish-komandant i postës së kufirit në Dhërmi dhe Gjergj Kohila, ish-shef i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Vlorës. Por lapsi.al mësoi se në kërkim është edhe një i katërt.
Burimet i thanë lapsi.al se katerti se dyshohet se është Alban Çela ish-drejtor i policisë së Shkodrës. Emri i tij është përmendur përpara disa kohësh nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kërkesat e prokurorisë kanë marrë aprovimin edhe të gjykatës së krimeve të rënda. Aktualisht mesohet se policia po punon për kapjen e tyre. Të njëjtat burime thanë se për 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.