• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ I vodhën para dhe “Rolex” biznesmenit, arrestohet një prej hajdutëve. Historia si në filma
Home
Breaking News

FOTO/ I vodhën para dhe “Rolex” biznesmenit, arrestohet një prej hajdutëve. Historia si në filma

3 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga autorët e vjedhjes së një biznesmeni në Gramsh është vënë në pranga nga policia, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale A.B. dhe po hetohet për kapjen e një 28-vjeçari R.C., banues në Tiranë dhe një 26-vjeçari, banues në fshatin Gjerbës të Skraparit.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, në lagjen “Sporti” në Gramsh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të tre akuzohen se kanë vjedhur një sasi parash, një orë “Rolex” dhe disa bizhuteri në shtëpinë e 39-vjeçarit E.L..

Biznesmeni ka pikasur hajdutët brenda shtëpisë së tij në katin e dytë të një pallati. Ndërsa hajdutët mundën të largoheshin, biznesmeni iu është vënë nga pas dhe i ka ndjekur me mjetin e tij.

Në dalje të qytetit, makina e grabitësve me targë AA 248 OH që shihni në fotot, është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Kjo e ka ndihmuar biznesmenin që të kapë e të bllokojë një prej hajdutëve dhe të lajmëroi policinë. Ndërsa dy të tjerët, mundën që të largohen në këmbë.

Në cilësinë e provës materiale, policia bllokoi automjetin me të cilit keqbërësit shkuan në vendngjarje dhe u larguan më pas. Në makinë u gjetën një kapuç, 2 palë doreza, 12 fasheta plastike, 3 maska, 1 palë paruke dhe një levë, të sekuestruara gjithashtu.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Koreja e Veriut do të rihapë kanalet e komunikimit me Jugun, për të diskutuar mbi Olimpiadën Dimërore
Previous article "Çfarë solla nga Franca për Enverin", mjeku i njohur zbulon se si bliheshin ilaçet për Diktatorin...

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT