• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Veliaj kartolinë urimi qytetarëve të Tiranës, ja simbolika e veçantë e përzgjedhur
Home
Sociale

FOTO/ Veliaj kartolinë urimi qytetarëve të Tiranës, ja simbolika e veçantë e përzgjedhur

31 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Teksa edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që t’i urojë qytetarët e Tiranës përmes një kartoline. Duke evidentuar përpjekjet e përbashkëta për transformimin që ka pësuar kryeqyteti këtë vit që po lëmë pas nga qendra e deri në nivel kapilar nëpër lagje, Veliaj garanton qytetarët se edhe 2018 do të jetë sërish një vit me plot angazhime.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës thekson se Tirana do të vijojë traditën e krijuar këto dy vite duke punuar me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme me të mirë për të gjithë banorët e qytetit. “Viti 2017 solli ndryshime të thella nga qendra e Tiranës deri në lagjen ku jetojmë, nga vendet ku arsimohen e deri aty ku luajnë fëmijët tanë. Në një vit pune e përpjekjesh së bashku e bëmë më të mirë kryeqytetin tonë. Me dashuri do të ruajmë e respektojmë traditën dhe me përkushtim do të vijojmë punën për të ndërtuar të ardhmen për ju e familjen tuaj, për Tiranën që të gjithë ëndërrojmë, së bashku! Faleminderit për mbështetjen”, shkruan Veliaj në kartolinën që kanë marrë qytetarët e Tiranës.

Por ajo që bie në sy është një detaj tejet i veçantë i përzgjedhur nga kryebashkiaku Veliaj. Kryetari i Bashkisë ka preferuar që kartolina dërguar qytetarëve të ketë si simbol kryesor Kullën e Sahatit të qytetit, jo vetëm si një monument i vijueshmërisë historike, por edhe i ndryshimit që ka pësuar qyteti i Tiranës. Jo më kot edhe një nga punët e para të Veliajt me marrjen e detyrës ishte rregullimi i Sahatit i cili kishte vite që nuk funksiononte./tema










Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një grip i rrezikshëm po përhapet, simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Previous article FOTO/ WBA-Arsenal, rezultat surprizë në pjesën e parë. Statistikat

g.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT