Për këngëtarin Seldi Qalliu sot është një ditë e veçantë, kjo ngase ai feston ditëlindjen.
Ai sot mbush plot 31 vite jetë dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta.
Urimin më të veçantë, Seldi e pranoi nga e fejuara e tij, këngëtarja Mimoza Shkodra e cila zgjodhi fjalët më të ëmbla për ta uruar atë.
“Urime jeta ime u bëfsh 100 të dua”, shkruan ajo në urimin dedikuar Seldit, ndërsa për të festuar ata kanë zgjedhur një ambient larg vendlindjes.
Çifti po qëndrojnë në Bern të Zvicrës dhe nga atje kanë publikuar disa imazhe ku shihen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.



