• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
FOTO/ Skënderbeu mposht edhe Kukësin, korçarët nuk njohin rivalë në Superligë
Home
Futboll

FOTO/ Skënderbeu mposht edhe Kukësin, korçarët nuk njohin rivalë në Superligë

2 December, 2017 Redaktor2 Futboll, Sport

Skënderbeu ka fituar takimin më të rëndësishëm të kësaj jave ne Superligë. Korçarët fituan 2-1 në shtëpi përballë Kukësit, dhe u konfirmuan si ekipi pretendent për të fituar kampionatin.

skenderbeu kukesi

Ishin vendasit që shënuan të parët, me Takun, por i shpejtë ishte reagimi i Kukësit, me Gurin vetëm pas disa minutash. Pjesa e parë, u mbyll në shifrat e barabarta, 1-1.

kukesi

Më pas, sfida u ndez me fillimin e të dytës, dhe të dyja ekipet patën raste për të shënuar. Guri kishte shansin e artë, por Shehi bëri mrekullinë, dhe e ndali. Më pas, ishte një gol i Xhejms, që çoi përsëri në avantazh korçarët. Deri në fund, nuk pati më histori, dhe ekipi i Ilir Dajës menaxhoi avantazhin.

taku

Skënderbeu tashmë qëndron në vendin e parë, me 31 pikë, ndërsa Kukësi, pas fitores edhe të Kamzës, zbret në vendin e 3-të, me 22 pikë.

xhejmsi

MINUTË PAS MINUTE

skekuk

Mbyllet i gjithë takimi. Skënderbeu 2-1 Kukësi

92′ Largohet edhe Xhejms. Futet Aliti

90’ 4 minuta shtesë.

sherriii

89’ Ka nervozizëm mes lojtarëve në minutat e fundit, pas një faulli të Micit në dëm të Kale.

86’ Zëvendësimi i parë për Skënderbeun. Largohet Gavazaj, në lojë Demte.

kuksi

84’ Largohet edhe Imami për Kukësin, në lojë Joti.

78’ Milinkoviç largon Idrizin, në vendin e tij i riu Koldashi.

vangjeli

72’ Vangjeli ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, dhe kështu Skënderbeu mbetet me 10 futbollistë.

 

69’ Zihet në befasi mbrojtja e Kukësit, dhe Xhejms i gjendur përballë me Koliçin, nuk fal, dhe shënon golin e dytë për Skënderbeun.

64’ Godet Radas nga goditja e dënimit, por Koliçi grushton.

64’ Largohet Ethemi, në lojë Shtubina.

62’ Ndëshkohet Ethemi me të verdhë.

61’ Guri ka rastin e artë për të përmbysur rezultatin, por Shehi bën mrekullinë.

52’ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje ndaj Gavazajt.

skenderbeukukesi

46’ Nis pjesa e dytë.

skenderbeu kukesii

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu 1-1 Kukësi

45’ 1 minutë shtesë.

43’ Barazon Sidrit Guri. Pas një harkimi të gjatë të Bakajt, Guri është harruar në zonën e korçarëve, dhe me kokë ka mposhtur Shehin.

 

39’ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë.

36’ Shënon Afrim Taku, pas një depërtimi brenda zonës së Nimagës, i cili lë topin për Xhejms, dhe ky i fundit shërben Takun, i cili nuk fal përballë Koliçit.

 

31’ Godet me kokë Guri, por nuk gjen shënestrën e duhur.

27’ Taku ka rastin më të mirë për të shënuar, por godet pak jashtë shtyllës.

25’ Shehi shpëton portën, pas një goditje dënimi nga ana e Kukësit.

20’ Koliçi shpëton portën e Kukësit, pas një harkimi drejt portës të Radasit.

 

13’ Lilaj godet nga një distancë e largët, dhe topi shkon shumë pranë portës.

10’ Xhejms jep një top në qendër të zonës, pas një vertikalizimi, por Ethemi spastron zonën.

9’ Godet edhe Radas nga goditja e dënimit, por topi devijohet në këndore.

4′ Godet Bakaj nga goditja e dënimit, por topi devijohet në goditje këndi, edhe pse shkon rrezikshëm drejt portës.

1′ Ka nisur takimi. Topin e parë e luan Kukësi.

 

LIVE | Skënderbeu 2-1 Kukësi

Golat: Taku 36′ , Xhejms 69’/ Guri 43′

KV: Vangjeli 39′, 72′ / Musolli 52′, Ethemi 62′

KQ: Vangjeli (2v) 72′

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përmbytjet rrezikojnë dhjetëra monumente të kulturës
Previous article "Tani jemi dy të huaj", ndahet çifti më i ri i show bizit shqiptar?

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT