• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Shqipëria me pagën më të ulët mesatare në Europë, ja harta
Home
Sociale

FOTO/ Shqipëria me pagën më të ulët mesatare në Europë, ja harta

29 November, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria ka pagën më të ulët mesatare në Europë, pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik. Sipas të dhënave të përpunuara nga Wikipedia, bazuar në informacionet e marra nga FMN, Banka Botërore dhe institucionet përkatëse statistikore vendase, në Shqipëri, paga mesatare neto (pas taksave) është 347 euro në muaj, sipas të dhënave që janë përditësuar në tremujorin e parë 2017.

Në këtë nivel, paga mesatare është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Wikipedia i referohet të dhënave të INSTAT për pagën mesatare në sektorin shtetëror, që ishte 56,500 lekë në fund të tremujorit të parë, ndërsa të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se paga reale në ekonomi, përfshirë edhe sektorin privat është akoma më e ulët. Sipas INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas group-profesioneve dhe gjinisë në fund të vitit 2016 ishte 45,845 lekë, pra rreth 334 euro bruto dhe 290 euro neto. Këtu ka ndikim edhe fakti që informaliteti i pagës në sektorin privat është shumë i lartë dhe një numër i madh subjektesh nuk deklarojnë pagën reale për të punësuarit e tyre(shënim i Monitor). Në krahasim me një vit më parë, paga mesatare në ekonomi ra me 2.1% në vitin 2016.

Në Kosovë, paga mesatare neto është më e lartë se në Shqipëri, ajo luhatet në rreth 405 euro.

Në rajon, sipas Wikipedia, pagën mesatare më të lartë e ka Mali I Zi, me 509 euro në muaj, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova 405 euro dhe Maqedonia 372 euro.

Edhe e matur sipas metodës së fuqisë blerëse, ku të ardhurat përshtaten me shpenzimet e jetesës, paga në Shqipëri është sërish më e ulëta në Europë, me rreth 1000 dollarë. Madje në këtë renditje, Shqipërisë ia kalon edhe Bjellorusia, që ka pagë mesatare më të ulët sesa ne. Më të lartë pagën sipas fuqisë blerëse e kanë Mali I Zi, që me 1422 dollarë ia kalon edhe Portugalisë, Bullgarisë dhe Rumanisë dhe Kosova (1251), që ia kalon dhe Serbisë e Bosnjës. Në të dy këto shtete, kosto reale e jetesës është më e lirë, rroga është më e mjaftueshme për të blerë produkte të ndryshme, në krahasim me Shqipërinë, apo shtete të tjera të rajonit.

Në Europë, vendi ku ke mundësi të marrësh më shumë të ardhura përmes pagës është Zvicra me 4,421 euro në muaj, të ndjekura nga Islanda me 3,430 euro, Norvegjia (3,405), Danimarka (3,270), Luksemburgu (3,159), Suedia (2,713). (shiko tabelen në fund).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tottenham nuk ruan dot ritmin, zhytet në krizë rezultatesh
Previous article Detajet/ Qëllohet polici, ja incidentet ku ishte përfshirë. Në polici tha…

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT