Shpërthimi ka ndodhur pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë. Sipas informacioneve të deritanishme raportohet për 1 të plagosur.
Dyshohet se shpërthimi ka qenë me eksploziv dhe ka qenë i vendosur në një dyqan celularësh, i plagosurit shtë dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim dhe gjendja e tij është stabilizuar.
I plagosuri është një 26 vjeçar, i idendifikuar si Gentian Hoxha. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur menjëherë pas hapjes së dyqanit që tregton celular.
Policia dhe zjarrfikësja është në vend ngjarje. Sipas informacioneve dyqani ka pësuar dëmtime të vogla, pasi është thyer vetëm xhami i jashtëm.
Sipas zëdhënësit të policisë nuk ka qenë një shpërthim me eksploziv, por ende nuk është konfirmuar totalisht.




