Në një apartament jashtë rrugës tregtare të Passeig de Gracia të Barcelonës, Rosario Caceres debaton shpesh me nipin e saj mbi Katalonjën dhe pavarësinë e saj nga Spanja.
95-vjeçarja ka jetuar në Luftën Civile Spanjolle, dhe pastaj në diktaturën e gjeneralit Francisco Franco, i cili e shtypte popullin me grusht hekuri.
“Nuk na lejohej të flisnim katalanisht në shkollë. Më duhej ta mësoja atë më vonë tek fëmijët e mi pasi Franco vdiq”, tha ajo. “Natyrisht, isha shumë e zemëruar.”
Pas gjithë turbullirave që ajo ka parë në Spanjë, Caceres nuk kujdeset për ndeshjen e tanishme ndërmjet Madridit dhe Barcelonës mbi pavarësinë.
“Ajo duket njësoj si Lufta Civile, por pa bomba”, tha ajo duke qeshur.
“Në kohën e Frankos nuk kishim lirinë e shprehjes, por tani e kemi dhe është shumë e madhe. ”
Populli katalanas do të shkojë në zgjedhje javën e ardhshme për të zgjedhur një qeveri të re rajonale, por votuesit do të hedhin votat e tyre sikur të ishte një referendum zyrtar për pavarësinë.
Për Rosario Caceres, nuk ka shumë zgjedhje. Ajo i tha nipit të saj, 35-vjeçarit David Rosello, se ajo nuk ishte domosdoshmërisht kundër pavarësisë, por ajo thjesht nuk dukej e mundshme financiarisht.
Nipi, Rosello i tha asaj se nuk ishte aq i shqetësuar për implikimet ekonomike.
“Trajtimi i Madridit për ne nuk mund të jetë kaq i keq,” tha ai. “Jam gati të provoj diçka të re.”
Por si arriti Katalunja këtu?
Rosello po i referohej pjesërisht skenave të dhunshme të policisë spanjolle që gjuanin me plumba mbi protestuesit që qëndronin relativisht të qetë.
Goditja e policisë në referendumin e 1 tetorit nxiti zemërim se një dhunë e tillë po ndodhte në Evropën e sotme. Ajo gjithashtu foli mbi lëvizjen e pavarësisë dhe pjesën që Katalonia është shtypur nga Madridi.
“Frustrimet e katalanasve nuk janë plotësisht të pabazuara”, tha ajo.
Përgatiti: AlpeNews.al




