Një grabite spektakolare duket se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në autostradën Tiranë-Durrës, ndërkohë që roja i një hoteli luksoz ka qenë në gjumë
Mësohet se persona të paidentifikuar ende nga policia, kanë grabitur kasafortën e parave të hotel “Deltës” ndërsa rojën e biznesit të eventeve e kishte zënë gjumi.
Vjedhja është evidentuar mëngjesin e sotëm, kur menaxheri i hotelit ka vënë re se kasaforta ishte zbrazur.
Shuma e parave që gjendeshin në kasafortë nuk dihet ende, por mësohet policia e Durrësit po mer rnë pyetje punonjësit e biznesit dhe rojën.
Ndërkohë, si dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë, që mund të lehtësojë punën e hetuesve për zbulimin e autorëve.