Real Madrid ka gati dy transferimet e para për sezonin e ardhshëm.
Drejtues të “Los Blancos” po mendojnë për repartin e mbrojtjes dhe për këtë pritet të investojnë rreth 60 milionë euro.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS” skuadra madrilene gjatë janarit pritet të shpenzojë 20 milionë euro për të transferuar portierin e Athletic Bolbaos, Kepa Arrizabalaga.
Ndërsa gjatë verës Reali do të shpenzojë 40 milionë euro për të transferuar mbrojtësin e djathtë të Real Sociedadit, Alvaro Odriozola.