Për shkak të sulmeve izraelite, të cilat u kryen edhe në ditën e parë të festës muslimane të Fitër Bajramit, namazi i Bajramit nuk u krye në xhamitë e mëdha në Rripin e Gazës.
Burimet lokale theksojnë se avionët ushtarakë izraelitë kryen sulme ajrore në pjesë të ndryshme të Gazës këtë mëngjes.
Për shkak të sulmeve, besimtarët nuk falën namazin e Bajramit në xhamitë e mëdha. Rrugët e Gazës në mëngjesin e Bajramit ishin në gërmadha dhe heshtje.
Fëmijët, të cilët mezi po e prisnin këtë festë muslimane, nuk mund të vizitonin shtëpitë dhe të uronin Fitër Bajramin.
Ai tha se 10 zyrtarë kryesorë të Hamas-it dhe lëvizjes Xhihadi Islam u vranë nga sulmet.
Numri i vdekjeve gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që është nën rrethim arriti në 83, pasi edhe 11 palestinezë humbën jetën në sulmet izraelite.
Grupet e rezistencës palestineze i dhanë policisë izraelite një afat për t’u tërhequr nga lagjja Sheikh Jarrah dhe kompleksi Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 të 10 majit. Forcat izraelite nuk u tërhoqën brenda afatit të caktuar, i cili u pasua nga konflikti dhe sulme të ashpra nga forcat izraelite në Gaza.


