Herët ose vonë çdo prindi i duhet të përballet me pyetjen e sikletshme “Si kam lindur unë?” Që nga ky moment ata shtrydhin trurin për të gjetur historirat me lejlekun, lakrën, sqetullën, me pak fjalë gjithë florën dhe faunën, vetëm për mos t`i thënë fëmijës fjalën seks.
Kjo fjalë shikohet shpesh si tabu, veçanërisht sepse do duhet të shoqërohet me shpjegime të hollësishme duke përmendur vaginën, penisin, apo spermën.
Po këto sikletet që përjetojnë prindërit shqiptarë, nuk i kalojnë të gjithë. Danezët për shembull i flasin hapur fëmijëve për seksin. Ata thjesht e shikojnë si diçka të natyrshme. Ia thonë troç, se kjo gjë është e rëndësishme për të krijuar një marrëdhënie të sinqertë me fëmijën.
Profesori, Holm Knudsen, psikoterapist danez, ka shkruar dhe ilustruar librin “Si të bëjmë fëmijë”, në të cilin është shpjeguar në detaje çdo moment që çon në konceptimin dhe lindjen e një jete të re, duke filluar me dashurinë midis prindërve, deri në atë që ndodh brenda mitrës.
Libri nuk ka imazhe që janë të papërshtatshme për audiencën e fëmijëve të vegjël dhe e gjeni në Amazon. Hidhi një sy ilustrimeve. A mund të jenë të dëmshme ato?