• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ Po ndiqte festën e të birit, vritet në atentat gazetari
Home
Nderkombetare

FOTO/ Po ndiqte festën e të birit, vritet në atentat gazetari

20 December, 2017 k.autor Botë, Nderkombetare

Një gazetar u qëllua për vdekje në Akajucan në shtetin Veracruz të Meksikës, ndërsa po ndiqte festën e Krishtlindjeve në shkollën e të birit 6-vjeçar.

Që nga viti 2000, 111 persona që punojnë në media janë vrarë në Meksikë, nga të cilët 38 pasi Presidenti Enrique Pena Nieto erdhi në pushtet, në Dhjetor të 2012-ës.

Gumaro Perez, i cili ishte 35-vjeç, shkruante rregullisht për çështjet e sigurisë dhe trafikimit të drogës. Ai ishte anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Akajukanit. Është gazetari i dymbëdhjetë i vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit dhe i treti në shtetin e Veracruz.

Atentatori ishte i vetëm kur qëlloi katër herë drejt gazetarit.

Në raportin e saj vjetor të publikuar të martën, Reporterët pa Kufij deklarojnë se Meksika është një nga vendet më të rrezikshme për të ushtruar detyrën e gazetarit.

Ndërsa në të gjithë botën, për vitin 2017 janë vrarë 65 gazetarë në krye të detyrës. Midis viktimave, 50 ishin gazetarë profesionistë, shtatë reporterë dhe tetë punonjës mediash. 35 prej gazetarëve janë vrarë në zona lufte dhe 30 jashtë këtyre zonave. Nga këta gazetarë, 39 janë vrarë për shkak të raportimeve për korrupsion politik dhe krim të organizuar dhe 26 të tjerë janë vrarë përgjatë punës në terren nga sulme me bomba.

Organizata theksoi se 300 gazetarë janë të burgosur në shtete si Turqia, Kina, Siria, Irani dhe Vietnami. Raporti i 2017 tregon një ulje të lehtë të numrit të vrasjeve të gazetarëve, krahasuar me 79 gazetarë të vrarë përgjatë vitit 2016./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT/ Zbulohen mesazhet e Ermonela Felaj me bashkëshortin, si shajnë Blendi Fevziun
Previous article HABIT REVISTA ITALIANE/ Shpall moderatoren 60 vjeçare femrën më seksi në vend (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZVICRA VOTON PËR TË ARDHMEN E EMIGRACIONIT/ Në rrezik marrëveshjet me BE-në Botë

ZVICRA VOTON PËR TË ARDHMEN E EMIGRACIONIT/ Në rrezik marrëveshjet me BE-në

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT