Nëse ke ikur në Sarandë me patjetër që duhet të ikësh edhe në Ksamil.
Ky është një nga ato “ligjet” e pushimeve që vijnë rrufeshëm nëse ti ke zgjedhur t’i shijosh në maksimum ditët e qeta të tuat në një plazh si Saranda.
Ksamili është një vend ku jo vetëm ka plazh si ato që kemi parë në filma (me rërë të bardhë, dhe ujë të kristaltë) por në shumë prej zonave të qytezës ka edhe pyje të dendura ku mund të organizohet një piknik familjar, apo barbekju me miqtë e zemrës.
Ndërkohë pamja e mëposhtë që sjell ALPENews.al tregon një prej ishujve fantastikë të Ksamilit.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



