• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Njihuni me 4 postjerët që po mbysin me drogë shkollat e Tiranës
Home
Breaking News

FOTO/ Njihuni me 4 postjerët që po mbysin me drogë shkollat e Tiranës

16 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë identifikuar dhe kapur nga policia katër shtetas mbi të cilët rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për “Trafik armësh dhe lëndë narkotike”
Përparim Kalbaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Aleks Kanaçi, 35 vjeç, banues në Berat.
Eri Brami, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Vrojtimi i tyre ka qenë edhe më herët nga policia. AlpeNews.al sjell fotot e dy prej tyre.

Aleks Kanaçi

Përparim Kalbaj

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar ”Decline”. Sekuestrohen 276.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Decline”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për “Trafik armësh dhe lëndë narkotike”
Përparim Kalbaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Aleks Kanaçi, 35 vjeç, banues në Berat.
Eri Brami, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Nikolla Jorga”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Kokainë” në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”.
Shtetasit e lartpërmendur lëviznin me dy automjete.
Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
276.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:
2 automjete
7 telefona celularë
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi Azis Meta dhe Eri Brami.

/AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rastet skandaloze: Me vila, makina e rrogë 1.5 milionë lekë, por përfitonin asistencë
Previous article U kap e zhveshur me nxënësin e saj! Ja çfarë pune interesante gjen mësuesja (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT