Një kupolë që mbulon pjesën më të madhe të Manhatanit në qendër të qytetit, një hark triumfal në formën e një elefanti – disa prej ndërtesave më emocionuese në historinë e arkitekturës janë ato që kurrë nuk janë ndërtuar.
Një libër i ri, Phantom Architecture, zbulon historitë e më shumë se 50 strukturave të pa ndërtuara, duke përshkruar se si ishin konceptuar, duke eksploruar shumëllojshmërinë e tyre të pabesueshme dhe duke treguar se si ata vazhduan të frymëzojnë arkitektët e tjerë që krijuan disa nga monumentet më të njohura të Britanisë.
Ky elefant duhej të ishte ndërtuar në Paris, për të treguar triumfin e luftërave dhe do të ndërtohej në nder të Louis XV:
Ky projekt në Kinë u hartua për të sjellë ruralen dhe urbanen së bashku në një ndertesë me këtë formë strukture të gjatë:
Bangkok: Ideja e këtij ndërtimi do të kishte trajtuar problemin e shtrirjes urbane, duke lënë mjaft hapësirë të gjelbër, duke reduktuar kohën e udhëtimit dhe konsumin e energjisë për banorët e saj, veçanërisht atributet e dobishme në një qytet që po zgjerohet me shpejtësi:
Londër:Varrezat piramidale, Thomas Wilson, 1831: Piramida u sugjerua si një zgjidhje shumëkatëshe për mbipopullimin në varrezat e Londrës. Por nuk u ndërtua kurrë pasi nuk mori aprovimin e autoriteteve.
John Martin, krijoi një skemë afatgjatë për një sistem të madh bregdetesh dhe kanalizimesh përgjatë lumit Thames në një kohë kur lumi shërbeu për kanalizime kryesore.
Piktura e Martin në 1841, me titull Pandemonium (marrë nga greqishtja, lidhet me engjejt e rënë dhe ferrin), jep një ide për llojin e strukturës së piktorit dhe planin e tij. Sugjerimet e tij u morën seriozisht dhe ai madje paraqiti dizajnin e tij para Komisionit Parlamentar të Përzgjedhur, por në fund nuk u pranuan.
Në 1784, në Francë u shfaqen disa vizatime teknike nga një arkitekt i njohur francez të cilat ishin tronditëse në formë dhe shkallë.
Një nga sferat ishte planifikuar të ishte 500 metra në diametër – që do ta bënte një nga 1780 ndërtesat më të larta në botë.
Një kullë në formën e një kolone klasike: Ky vizatim nga Loos me pikëpamjen e saj të ulët dhe kontrastin e fortë midis hijes se zezë dhe qiellit të zbehtë e thekson dizajnin më shumë. Ai u paraqit si një nga 260 pjesëmarrësit në një konkurs për të hartuar Chicago Tribune Tower në 1922.
Përgatiti: AlpeNews.al









