• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
(FOTO) Nga fenomeni Ronaldo tek jashtëtokësori Bale, mallkimi që ka ndjekur yjet që u shuan shpejt në futboll
Home
Ekskluzive

(FOTO) Nga fenomeni Ronaldo tek jashtëtokësori Bale, mallkimi që ka ndjekur yjet që u shuan shpejt në futboll

3 December, 2017 Q.Autor Ekskluzive, Futboll, Sport

Shpeshherë në futboll jemi mësuar të shohim talente që shpërthejnë me skuadrat e tyre respektive në kuadër të disa sezoneve radhazi përsa i përket paraqitjeve, ose edhe brenda 1 sezoni, që i bën tifozët e futbollit të ëndërrojnë. Por ka mjaft raste dëshpëruese ku ata të cilët cilësohen si e ardhmja e futbollit botëror përballen me dëmtime të rënda të vazhdueshme derisa.. shuhen.

Në vitet e fundit ka tepër raste në të cilat kemi parë lojtarë si Alexandre Pato, Marco Reus, Mario Gotze, Ibrahim Afellay e deri tek Gareth Bale së fundmi, I cili po dëshpëron të gjithë tifozët e futbollit në përgjithësi, me dëmtimet e tij të njëpasnjëshme, duke I humbur shkëlqimi I dikurshëm.

Ronaldo Fenomeni

Ronaldo Luiz Nazario de Lima, “Fenomeni” që u ndal vetëm nga gjunjët. Ronaldo konsiderohet një ndër futbollistët më të mirë që ka njohur historia  e futbollit botëror. Ronaldo ka luajtur me skuadra të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Inter dhe Milan, skuadra rivale këto por asnjeherë nuk shfaqej negativitet për Ronaldon nga tifozeritë e ekipeve përkatëse, pasi ai fliste vetëm në gjuhën e futbollit dhe i mrekullonte të gjithë me lojën e tij. Ronaldo u ndal vetëm nga problemet e tij me gjurin kur ishte pjesë e Interit e do të vazhdonin pa ndërprerje edhe kur u transferua tek Milan, deri sa u detyrua të tërhiqej nga futbolli në vitin 2011.

Alexandre Pato 

Alexandre Pato u ble nga trajneri I atëhershëm I Milanit, Carlo Ancelotti nga skuadra e Internacional, për 20 milionë euro, shifër kjo e padëgjuar më pare për një 20-vjeçar.

Pato luajti me Milanin për një periudhë 5 vjeçare nga viti 2007 deri në vitin 2012.

Pato u shpërblye me çmimin “Futbollisti I Ri I Vitit” në Serie A duke u bërë i pari brazilian që do të fitojë titullin.

Më 28 shkurt, ai shënoi një gol në San Siro, në një fitore ndaj Atalantas 3-1, doli në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi në muskul. Në një përfundim të pafat për sezonin e Patos, ai lëndoi të njëjtin muskul përsëri sapo u kthye dhe u detyrua të humbasë pjesën tjetër të sezonit, duke luajtur vetëm 20 ndeshje për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.

Më pas ai u transferua tek Corinthias në Brazil por ende pa sukses.  Pato tashmë luan në ligën Kineze.

Marco Reus

Marco Reus gjithashtu cilësohej si një ndër talentet më të mëdha në botë me Dortmund.

Ai u ble nga Borussia Monchengladbach për 18 milionë euro dhe impresionoi të gjithë skuadrat e mëdha me paraqitjet e tij fantastike në Bundesliga si edhe ishte një protagonist kryesor I cili e coi Dortmundin për herë të parë në histori në finale të Champions League në vitin 2013, finale e humbur përballë Bayern Munchen. Këto paraqitje nga ana e gjermani do të zgjonin interes nga skuadrat më të mëdha të kontinentit si Real Madrid, Manchester United dhe Borussia Dortmund.

Në vitin 2015 Reus do të pësonte një dëmtim të rëndë , dhe u rikthye më 22 nëntor 2016.

Gjatë finales së DFB-Pokal 2017, Reus pësoi një prerje të pjesshme të ligamentit të kryqëzuar dhe aktualisht ndodhet ende I dëmtuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mario Gotze

Mario Gotze ishte po ashtu një ndër ‘yjet’ që shkëlqyen në epokën e Jurgen Kloop tek Dortmund.

Gotze do të ishte protagonist në fitoren e titullit kampion në Bundesligë nga ana e Dortmund, si edhe futbollisti I cili I dhuroi Gjermanisë Kupën e Botës në vitin 2014 në Brazil përballë Argjentinës.

Paraqitjet e tij fenomenale zgjuan interes nga top klubet europiane por Goetze zgjodhi të shkonte tek Bayern Munich, rivalin historik të Borussia Dortmund në vitin 2013. Një transferim I pritur me shumë bujë nga ana e bavarezëve por që rezultoi një dështim total me vetëm 21 gola në 3 vite kalendarike.

Shkak I paraqitjeve të tij të dobëta do të ishin dëmtimet e njëpasnjëshme ku Gotze do të diagnostikohej me një sëmundje të rrallë e cila  prekte muskujt.

Në vitin 2016 ai do të rikthehej tek Borussia Dortmund, por jo me shkëlqimin që pati kur iku.

Ibrahim  Afellay

Ibrahim Afellay do të ishte një ndër talentet më premtues për shkak të paraqitjeve të tij të mrekullueshme me PSV Eindhoven.

Pas debutimit në 2004, ai përfaqësoi PSV për tetë sezone, duke i ndihmuar ata në katër tituj Eredivisie përpara se të transferohej në Barcelonë për 3 milionë euro në janar të 2011. Ai u përdor shumë pak nga Barcelona për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme duke bërë që të huazohej te Schalke 04 dhe Olympiacos para nënshkrimit Stoke City në 2015.

Rikardo Kaka

Rikardo Kaka ka qenë dhe do të mbetet një ndër futbollistët më të dashur nga të gjithë tifozët. Idhulli I tifozave milanistë dhe atyre brazilianë do të shkëlqente në Serie A dhe Champions League duke u bërë kështu një ndër lojtarët më të mirë të historisë së Milanit duke kulmuar me fitimin e topit të artë në vitin 2007. Kaka do të transferohej në vitin 2009 tek Real Madrid me shumë bujë me një vlerë prej 60 milionë eurosh, por që shumë shpejt do të zhgënjente me paraqitjet e tij të dobëta si shkak I dëmtimeve të njëpasnjëshme. Kaka u rikthye tek Milani pas 3 vitesh pikërisht në vitin 2013 por duke mos rigjetur shkëlqimin e dikurshem dhe u largua në drejtim të Amerikës në skuadrën e Orlando City.

Gareth Bale

Gareth Bale do të ishte rasti më shokues në botën e futbollit pasi ishte një ndër futbollistët më në zë të viteve të fundit. Paraqitjet e tij mbresëlënëse me Real Madridin në kampionat dhe Champions League e bënë atë një ndër futbollistët më të dashur nga tifozët thjeshtë edhe vetëm për spektaklin që dhuronte në fushë. Por si të gjithë të sipërpërmendurit edhe Bale do të vuante “mallkimin” e dëmtimeve të njëpasnjëshme duke humbur kështu të gjithë shkëlqimin e tij të dikurshëm dhe duke u kthyer pikërisht në një problem serioz për Real Madridin.

 Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Igli Tare arrin marrëveshjen me ish-lojtarin e Juventusit
Previous article FOTO+18/ Modelja më e kërkuar shfaqet tërësisht nudo, të gjithë po...

Q.Autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT