Zbardhet ngjarja e shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e shtetasit Xhelal Daci në Kamëz, babai i shtetasit Gazmir Daci, i cili momentalisht ndodhet në burg.
Në kuadër të operacionit “Pagesa” u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje:
Vilson Brahaj , 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë.
Brahaj e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke u justifikuar me argumentin se kishte nevojë për para.
“Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para prandaj e bëra”, kanë qenë këto fjalët e të riut që u arrestua sot nga policia, sipas News 24.
Ndërsa më tej ai ka treguar se ku e ka blerë lëndën plasëse që më pas e vendosi në banës e Dacit: “Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë. Nuk kam asgjë më Xhelal Dacin, e bërë vetëm se më duheshin paratë. Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetojë në Kamzë.”, mësohet të ketë thënë ai më tej.
Sakaq, dyshimet e para janë se Vilson Brahaj mund të jetë paguar nga familja Kolavari, e cila ka konflikt me familjen e Xhelal Dacit.
Brahaj është me precedent penalë, pasi në vitin 2014 është akuzuar për vjedhjen e një dyqani.







