Futbollisti me orgjinë shqitpare që luan për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, komentoi hedhjen e shortit përmes rrjeitit të tij social “Instagram” ku shkruantese i pëlqente grupi E për Kupën e Botës në Rusi.
Në këtë grup përveç Zvicrës bëjën pjesë dhe Brazili, Kosta Rika dhe Serbia.
Por, një duel që pritet të dhurojë emocione është ai mes Serbisë dhe Zvicrës, kjo pasi në kombëtaren “Helvete” bëjnë pjesë pesë lojtarë me orgjinë shqiptare.
Ky takim do të luhet më datë 22 qershor në Kaliningrad.
Në rrjetin e tij social Shaqiri shkruajti:
“Hmmm, më pëlqen ky barazim. Dhe për ju? Unë jam gati për vitin e ardhshëm dhe për Kupën e Botës “, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale.
Dhe menjëherë komentet e fansave të mesfushorit kanë qenë të shumta ku nuk kanë munguar dhe komentet në shqip nga tifozat shqiptarë që shkruajnë komente që kanë irrituar mediat serbe të cilat janë:
“Mbyte Serbinë”, “Ishalla po i mundni ata pisa…”, ishin komentet e tifozave shqiptar.
Kurse mediat serbe shkuajnë që “Shaqiri tregon sa i lumtur është për shortin. Pas postimit të tij, shqiptarët vërshojnë duke fyer kombin tonë”, thuhet në shkrimin e “Kurir.rs” .




