Një ndër femrat më të njohura të ekranit shqiptar është moderatorja Marina Vjollca.
Emri i saj u bë shumë i lakuar në mediet rozë nga momenti kur u bë e ditur se ajo ishte lidhur me reperin Getoar Selimi.
Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë muajit shtator, në një dasmë përrallore të realizuar në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
Së fundi, ishte pikërisht fotografi i njohur shqiptar ai i cili ka publikuar një video përmes të cilës tregon se ka realizuar një set fotografik për Marinën.
Në atë video ku janë të përmbledhura disa imazhe, moderatorja shihet krejt ndryshe, por gjithsesi shumë elegante.


