Një e mitur ka ndërruar jetë gjatë ditës së hënë në Shtime. Vajza e cila mendohet të jetë e moshës 16-vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia.
Magazina.al ka mësuar se viktima është E. Bajrami nga fshati Reçak i komunës së Shtimes në Kosovë.
Sipas Policisë, dëshmitar i kësaj ngjarjeje është roja i objektit nga i cili dyshohet se ka rënë 16-vjeçarja.
Ai kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte dalë nga zyra e objektit ku në pjesën prapa objektit kishte parë një femër të shtrirë dhe ai menjëherë kishte njoftuar policinë.
Ende nuk dihen rrethanat se si vajza ka rënë nga objekti.




