Ditën e sotme në Vlorë u konstatua një mjet tip “Benz” me targa AA777 KP i djegur në qendër të qytetit. Pas hetimeve të policisë mjeti ishte në pronësi të Eduard Alikaj (EDI ALIKAJ). Edi Alikaj nuk është emër i pa njohur as për policinë e as për publikun.
Njoftim paraprak i policisë
Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj.
Mjeti ka qënë i parkuar.
Rikujtojmë rreth dy vite më parë ngjarjen e brutale ku EDUAR ALIAKAJ u përfshi në një konflikt fizik me punonjësit e parkingut që i kishin bllokuar gomën e mjetit.
Sherri ka degraduar në dhunë fizike dhe në përdorimin e armëve të ftohta, konkretisht të një biçaku dhe EDI ALIKAJ mbeti i plagosur. Jo vetëm ai por edhe persona të tjerë që u përfshin në konflikt.
Njoftimi i Policisë Vlorë për ngjarjen para dy vitesh
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, shtetasit:
1- Hënes Dalipaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
2- Eduard Alikaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tyre, pasi më datë 15.12.2016, në lagjen “29 Nëntori” pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës “thikë”, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet akoma nëse ngjarja e ditës së sotme ka lidhje me atë të rreth dy viteve më parë por policia po heton për zbardhjen e plotë.
AlpeNews.al



