• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Kryemadhi i quajti kriminelë, qytetarët bombardojnë kreun e LSI: Kemi foto dhe me burrin tënd!
Home
Breaking News

FOTO/ Kryemadhi i quajti kriminelë, qytetarët bombardojnë kreun e LSI: Kemi foto dhe me burrin tënd!

13 October, 2017 Editor Aktualitet, Breaking News

Monika Kryemadhi ka nisur një sulm të papritur ndaj kryeministrit, duke e cilësuar si të lidhur me bandat. Luftë që duket se do të vazhdojë paralelisht me nisjen e punës së operacionit të vettingut.

Kështu kreu i LSI publikon çdo ditë të ashtuquajturat “fakte” të lidhjes së Ramës me krimin.

Në faqen e Facebook-ut, dje Kryemadhi ka publikuar një grup djemsh me bluzën 23 të PS-së, që sipas kreut të LSI-së janë të lidhur me krimin.

Por nuk ka vonuar përgjigja e njerëzve në foto, publikut por edhe anëtarëve të LSI-së që njohin personazhet në fotografi.

Në postimin e saj, kryetarja e LSI-së shkruan.

“Përfaqësuesit e denjë të koalicionit të ri të Ramës! Edi Rama është rrezik kombëtar”!

Por një nga personazhet që kanë dalë në këtë foto ja kthen menjëherë.

“Mona si kjo foto kam dhe me bashkshortin tend se jam pjes e partis Socialiste dikur ishte dhe yt shoq pjes e jona. Kjo foto i perket kohes qe ishte kualicioni PS-LSI. Jo kriminila por qytetar dhe njerez te nderuar”

Kurse një militant i partisë së Kryemadhit, komenton kështu në postimin e kryetares.

“Mona Jam pjes e Lsi Shijak,Keto ne foto jan te gjith cuna shijaku dhe Asnje ska lidhje me Krimin”.

Në fakt sjellja e kryetares së LSI-së, e cila është akuzuar se gjatë fushatës në Elbasan ka pasur mjaft nga detashmenti i “të fortëve” është mjaft ambigue.

Ajo do të duhej të fliste me emra konkretë dhe faktet që ajo disponon për personat që reklamon. Por më e mira e të mirave ishte nëse argumentet e saj t’i çojë në Prokurori. LSI ka marrëdhënie të mira me kreun e akuzës…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marine Le Pen, konvertimi misterioz në europeiste
Previous article Nis Kuvendi, shtyhet një pjesë e axhendës së qeverisë në Vlorë

Editor

Postime të ngjashme

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave Aktualitet

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT