Ylli i muzikës Ledri Vula aktualisht ndodhet në Amerikë, ku po zhvillon një seri koncertesh. Ai është i shoqëruar nga menaxheri i tij, Faton Shoshi, dhe reperi Buta.
Por atje ata nuk kanë qenë të vetmuar, pasi që janë pritur nga shqiptarë të shumtë. Një prej tyre që është takuar me reperët ka qenë edhe Klepto nga grupi TBA, që nuk ka kursyer lëvdatat për Ledrin dhe Butën.
“Shumë dashuri dhe respekt për shqipet e mia, më të mirët e kësaj loje”, u shpreh Klepto në një postim në Instagram, ku shihet bashkë me Butën dhe Ledrin. Më vonë ishte edhe Ledri që postoi në InstaStory një foto me Klepton.
Nuk është befasi ky takim dhe as qasja e Ledrit, pasi ai së fundmi ka realizuar edhe këngë me Noizyn. Ledri shihet shpesh në praninë e menaxherit të tij, Faton Shoshit, i cili është një nga promotorët për rikthimin e fuqishëm të ledrit në skenë.
Duket se që prej largimit nga Babastars, Ledri vetëm ka ndërtuar miq përreth skenës së hip hopit dhe është shumë i fokusuar në të bërit muzikë kualitative.