Java nuk kalon nëse Kim Jong Un-it nuk i bëhen dhjetëra modifikime me programin e “Betejës në Photoshop”.
Edhe kjo javë nuk kishte si të bënte përjashtim me një foto të diktatorit të Koresë së Veriut duke pozuar përpara miliona patatesh.
Agjencia shtetërore koreane e lajmeve qendrore publikoi të mërkurën imazhin e Kim duke inspektuar një fabrikë të miellit të patateve në Phenian.
(Vlen të përmendet se një raport i Kombeve të Bashkuara në mars vlerësoi se 20 përqind e koreanëve të veriut janë të kequshqyer).
Përdoruesit e rrjetit e kanë modifikuar atë në mënyra të ndryshme komike.
Përgatiti: AlpeNews.al









