• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO: KALAJA E TRAJANIT, një nga pasuritë e trashëgimisë historike dhe kulturore
Home
Media të Huaja

FOTO: KALAJA E TRAJANIT, një nga pasuritë e trashëgimisë historike dhe kulturore

14 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Kalaja e Trajanit, jo larg fshatit Tren të Devollit, është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare që, për fat të keq, pak njihet nga publiku i gjerë.

Ajo mban emrin e një perandori me origjinë ilire të Romës së lashtë, edhe pse rrënjët i shkojnë që në periudhën e hekurit.

Kjo kala ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 22 hektarë, ndërsa muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 kilometrash, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Gjerak Karaiskaj në veprën e tij “5 mijë vjet fortifikime”.

Trajan Decius identifikohet si një ndër perandorët e rëndësishëm të Romës së lashtë, edhe pse koha e shkurtër e qëndrimit në pushtet nuk ia lejoi të plotësonte historinë e tij. Perandori Trajan njihet për përballjet me Gotët, ballë të cilëve edhe u vra i tradhtuar. Megjithatë, historia e konsideron si një prijës të vetësakrifikuar për të shpëtuar Romën e lashtë. Drejtimi i tij është i lidhur jo thjesht me sukseset si ushtarak, por edhe si një drejtues i aftë e investues i mjaft objekteve të Romës së atëhershme.

Kalaja e Trajanit ndodhet në kodrën që gjendet në verilindje të fshatit Tren në zonën e Devollit. Kjo është kalaja me e madhe e periudhës së parë të hekurit në vendin tonë. Ajo shtrihet në një territor prej 23 ha duke filluar që nga maja e duke zënë një territor që përfshinte treçerekun e kodrës. Kodra ndodhet 1200 m mbi nivelin e detit.

Pjesa jugperëndimore e saj vjen e butë derisa ngjitet në zonën më të lartë që ka formën e një platforme të sheshtë të përshtatshme për banim, ndërsa pjesa verilindore është krejtësisht shkëmbore dhe bie mbi liqenin e Prespës së vogël.

Nga materialet e gjetura në kala dhe në afërsi të saj, rezulton se ajo ka qenë e banuar në pjesën e parë të epokës së hekurit. Në periudhën e dytë të hekurit, vendbanimi u braktis për t’u spostuar 1 km më në perëndim në kodrat e goricës.

Në kohën e vonë antike, kalaja e Trajanit u rifortifikua por tani është reduktuar vetëm në pjesën e siperme të saj. Kalaja e Trajanit ruhet në gjendjen në të cilën është gjetur në fillim dhe nuk është konstatuar deri me tani asnjë dëmtim i saj. Kalaja është shpallur monument kulture në vitin 1963.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DHA DJALIT MAKINËN QË PËRPLASI 55 VJEÇARIN/ Kush është VLADIMIRI, pronari i automjetit (FOTO)
Previous article RRËZOHET URA NË GENOVA/ Nxirren gjallë 2 persona nga rrënojat, dhjetra të tjerë...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT