• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
(FOTO) Ja unaza ideale sipas shenjës së horoskopit
Home
Jetë

(FOTO) Ja unaza ideale sipas shenjës së horoskopit

5 December, 2017 Q.Autor Jetë

Gjetja e unazës perfekte për ditën e fejesës apo martesës tuaj mund të jetë një nga vendimet më të vështira që do të merrni ndonjëherë. Kjo sepse ndoshta ende nuk dini se çfarë të zgjidhni ose akoma më konfuzë bëheni kur keni disa lloje unazash që ju pëlqejnë dhe nuk dini cilën të zgjidhni. Por mos bini në panik. Yjet mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni unazën perfekte.

Dashi

Ju do të tregoni entuziazmin tuaj për martesën me anë të një unaze të mbushur me gurë dhe të ndritshme. Prisni të paguani një unazë të shtrenjtë sepse në mendjen tuaj ajo do të jetë unaza që do të mbani në dorë gjithë jetën.

 

 

Demi

Ju jeni praktik dhe i përgjegjshëm. Ju nuk do të blinit kurrë një unazë e cila është shumë e shtrenjtë. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të gjeni një unazë të thjeshtë dhe të bukur në të njëjtën kohë.

Binjakët

Juve ju pëlqen të provoni gjëra të reja, por nga ana tjetër pëlqeni edhe të jeni me këmbë në tokë. Do të ishte mirë për ju që të keni një unazë që u përshtatet të dyja këtyre karakteristikave. Një unazë klasike do të ishte perfekte.

 

Gaforrja

Ju do të pëlqenit një unazë martese e cila do të përmbajë një ngjyrë, sidomos ngjyrën blu. Keni dëshirë që nëpërmjet unazës të tregoni një pjesë të shpirtit tuaj dhe kjo është diçka shumë e mirë, sepse në fund të fundit kjo unazë prandaj ka kuptim.

 

Luani

Kur mendoni për unazën e dasmës, menjëherë keni në mendje mijëra kujtime, çaste të kaluara dhe fjalë të bukura. Do të donit që të gjitha këto të përmblidheshin në një objekt që të mund të përfaqësonte denjësisht marrëdhënien tuaj. Ju do të zgjidhnit një unazë jo shumë të ekzagjeruar, por që ka gurin më të shtrenjtë dhe më ndriçues.

 

 

Virgjëresha

Ju nuk do donit të harxhonit një shumë të madhe parash për unazën e martesës. Duke qenë se Virgjëresha është perfeksioniste, do të donit një unazë shumë pranë perfektes por që zakonisht kushtojnë shumë. Duke qenë se një pjesë e mirë nuk do të mund t’i blinte, do të mjaftoheshit me një unazë të thjeshtë, elegante, por me një gur të vogël ndriçues.

 

Peshorja

Kur bini në dashuri, ju preferoni të jepni gjithçka te partneri juaj. Gjithashtu do të keni një dëshirë të jashtëzakonshme për t’u treguar të tjerëve se ju tashmë jeni të martuar ndaj dhe do të preferonit një unazë të dukshme dhe të ndërlikuar në punim.

 

Akrepi

Akrepat janë mjaft të mirë për sa u përket vendimeve që marrin. Ju do të blinit një unazë ndryshe nga të tjerët, me ngjyrë dhe që do t’ju bënte të mbeteshit të pëlqyeshëm e misteriozë edhe pas martese.

 

 

Shigjetari

Juve ju shkon për shtat një unazë e cila ka një detaj ndryshe nga unazat klasike. Mund të blini një unazë që ka një perlë ose një gur jo të zakonshëm. Sërish edhe me këtë detaj ndryshe, ju do të blinit një unazë praktike dhe jo të ndërlikuar.

 

 

Bricjapi

Ju jeni tradicional dhe minimalist. Me shumë mundësi e keni zgjedhur unazën tuaj që në fëmijëri dhe tani nuk keni më dyshime për këtë gjë. Një unazë klasike, me gur dhe e ndritshme mjaftueshëm do të ishte perfekte për ju.

 

 

Ujori

Duke qenë se ju dëshironi të jeni ndryshe dhe nuk e vrisni mendjen për modën e fundit, mirë do të jetë të merrni një unazë të trashëguar nga ndonjë familjar i juaji. Në rast se nuk keni një të tillë, përpiquni të blini një unazë antike e me histori nga pas.

 

Peshqit

Ju jeni një shenjë që e pëlqeni shumë artin, ndaj dhe zgjedhja që do të bëni për unazën duhet t’i afrohet shumë ndjenjës tuaj artistike. Ju do donit diçka që të shkëlqente e t’u tregonte të gjithëve se sa e realizuar jeni me marrëdhënien tuaj. Gjithsesi nuk do të preferonit diçka klasike, por diçka ndryshe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qereti tërbon 'dynjanë', shikoni si del në mes të rrugës
Previous article 5 zakone të budallenjve, që njerëzit e zgjuar nuk i kanë

Q.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT