Gjiri i Gjipesë nga lart me anë të fotografive me dron ofron padyshim disa momente të cilat mund të përjetohen vetëm në këtë vend. Shumë grupe turistësh të cilët janë vendosur në gjirin jugor të Shqipërisë po qëndrojnë për ditë me radhë në çadrat e kampingjeve të tyre duke u larguar kështu nga “rryma” tradicionale e plazhit me çadra dhe kryesisht ato familjare. Të rinj nga e gjithë Europa kanë përzgjedhur Gjipenë si destinacion kryesor për pushimet. Epo përse jo, me këtë pamje ia vlen si mendoni?!
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



