• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
(FOTO) Ja patentat në emër të Saimir Tahirit, janë të dyja për leje lundrimi
Home
Breaking News

(FOTO) Ja patentat në emër të Saimir Tahirit, janë të dyja për leje lundrimi

3 November, 2017 Q.Autor Breaking News

Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdojnë të dalin në dritë të tjera informacione që shtojnë dyshimet rreth tij. “Lapsi.al” publikon sot foto të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri.

Burime thonë se këto patenta për mjet lundrimi, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten) u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë. Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro. Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen.

Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e shtetasit Orest Lefter Sota dhe as shuma prej 800 mijë eurosh. Policia thotë vetëm që iu gjet një shumë e madhe parash, por pa bërë publike vlerën e saktë. Siç shihet në foton e publikuar janë dy leje drejtimi tek të cilat Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten)’.

Image

Ato ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donte në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A është në dijeni ish-Ministri i Brendshëm se këto patenta i kishte Orest Sota?  Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete.

Image

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Britani, dënohen vrasësit e shqiptarit
Previous article Haradinaj përballet me familjarët e Grupit të Kumanovës/ Ecni në zyrë të diskutojmë

Q.Autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT