• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ Gjykata Administrative shqyrton sot pa asnjë njoftim, lejen e Bashës për pallatin 17 katësh te Diga e Liqenit
Home
Shqipëri

FOTO/ Gjykata Administrative shqyrton sot pa asnjë njoftim, lejen e Bashës për pallatin 17 katësh te Diga e Liqenit

3 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Gjykata e Apelit Administrativ do të marrë sot në shqyrtim çështjen e njohur të lejes së ndërtimit për pallatin 17 katësh te Diga e Liqenit Artificial, ‘dhurata’ që ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri kompanisë së ndërtimit “GENER 2”, e mikut të tij Bashkim Ulaj.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se gjyqtarët e ngarkuar për shqyrtimin e çështjes në fjalë do ta japin vendimin e tyre po sot, ndonëse kjo çështje për disa muaj u la thuajse në harresë të plotë.

Data e gjyqit është lënë sot pa asnjë njoftim paraprak, në befasi të plotë, me qëllimin për të përfituar nga ngjarjet e fundit që po ndodhin dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Historia e pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit daton që në vitin 2014, kur ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Bashkim Ulajn, pronarin e kompanisë GENER 2, firmosi lejen e ndërtimit edhe pse ajo leje u kundërshtua fort si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga Komiteti Kombëtar i Digave.

Madje, kjo e fundit hartoi një raport të plotë për lejen në fjalë, duke e cilësuar ndërtimin e pallatit si të rrezikshëm për jetën e banorëve. Në vitin 2015, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e kundërshtoi fort ndërtimin e pallatit 17 katësh nën Digën e Liqenit, duke protestuar edhe para Gjykatës Administrative.

Nga ajo kohë çështja ka kaluar në një betejë ligjore. Por, ajo çka është më interesante për vendimin që pritet të jepet sot nga Gjykata e Apelit është fakti se sistemi i drejtësisë në tërësi tashmë ndodhet nën sitën e rreptë të Vettingut. Mbetet për t’u parë nëse gjyqtarët e çështjes do ta bëjnë edhe favorin e fundit apo jo. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelja shqiptare i tregon Elvanës se nuk është ajo e vetmja që… (FOTO)
Previous article SKEDA E PLOTE/ VITORE TUSHA, pasuria e gjyqtares së Kushtetueses që do të përballet nesër me Vettingun

Redaktor2

Postime të ngjashme

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT