• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
(FOTO) Futbollistët shqiptarë donzhuanë të vërtetë, ja historitë më pikante
Home
Lifestyle

(FOTO) Futbollistët shqiptarë donzhuanë të vërtetë, ja historitë më pikante

25 November, 2017 Q.Autor Lifestyle

Futbollistët shqiptarë kanë qenë tepër të përfolur përsa i përket historive të dashurisë, kryesisht këto me gazetare prezantuese apo këngëtare të showbizit shqiptar dhe atij të huaj.

Së fundmi futbollisti me prejardhje shqiptare por që luan me kombëtaren e Zvicrës, Blerim Dzemaili, është ndarë nga e dashura e tij. Futbollisti zviceran, i cili tashmë aktivizohet tek Montreal Impakt, nuk dëshiron që bashkëshortja e tij të përfitojë më nga mbiemri i tij.

Ja disa nga historitë më pikante të futbollistëve shqiptarë përsa i përket lidhjeve të tyre:

GRANIT XHAKA

Granit Xhaka, futbollisti me prejardhje kosovare që luan për Arsenalin e Kombëtaren Zvicerane, është martuar me vajzën me të cilën prej disa kohësh është në lidhje. Martesa e tyre erdhi befasishëm, pasi vetëm para një muaji ai i kishte propozuar martesë në Amerikë, por ata të dy kishin zgjedhur të mos flasin për datën e madhe, duke vendosur ta bëjnë tek tani publike se ata tashmë janë të martuar.

XHERDAN SHAQIRI

Xherdan Shaqiri ishte përfolur për një lidhje me Ilda Bejlerin, të cilën gjë nuk e kanë mohuar, por as pohuar çifti.

Ne 2013 Shaqiri shprehej se kishte një të dashur në Zvicër, me të cilën qëndroi për një vit e gjysmë.

TAULANT XHAKA

Futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, ka kohë që po shijon jetën private.

E dashura e tij quhet Arbnora, një emër jo i njohur në skenën e showbizit, por një bukuroshe e vërtetë, që ai si duket i është referuar shkurt si Nora kur publikonte vetëm shkronjën “N”. Taulanti u spekulua më parë për një lidhje me emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

BEKIM BALAJ

Bekim Balaj u përfol për një romancë me gazetaren e njohur e “Supersportit”, Ilda Bejleri por në fakt Balaj ishte duke shijuar fillimet e lidhjes me Elita Rudin, një prezantuese e re nga Kosova.

ELSEID HYSAJ

Futbollisti shqiptar i Empolit Elseid Hysaj ka bërë publike për herë të parë në një media italiane dashurinë e tij, Florenza Lekstakaj.

Florenza ka qenë Miss Shqipëria në vitin 2013 dhe prej kohësh është folur për lidhjen e tyre por pa u konfirmuar nga çifti.

ODISE ROSHI

Futbollisti i njohur Odise Roshi mësohet se ka vite që është i lidhur me bukuroshen nga Vlora. Vajza e cila i ka vjedhur zemrën futbollistit ëhtë me studime në Gjermani, ndërsa Roshi së fundmi është aktivizuar me skuadrën e Tereg Grozni në Rusi.

ARMANDO SADIKU

Armando Sadiku, emri i të cilit është vënë në qendër të krenarisë Kombëtare për shkak të golit me Rumaninë, krahas jetës profesionale, çdo futbollist rezervon një pjesë rozë, e cila tërheq njësoj vëmendjen e publikut, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe të pashëm e seksi, siç është ai.

25-vjeçari nga Elbasani u përfol për një afërsi me këngëtaren Enca Haxhia, sigurisht pas publikimit nga kjo e fundit të një fotoje ku të dy shiheshin në sediljet e një aeroporti.

Megjithatë, gjithçka duket se rezultoi në kufijtë e admirimit që 20-vjeçarja shprehu për sulmuesin në momentin kur ai shënoi golin.

Ndërkohë, fjalë të tjera kanë nisur të qarkullojnë për një lidhje të fshehtë që Armando Sadiku po përjeton me vajzën e ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani.

LORIK CANA

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana përveç se është i kërkuar në fushë, nuk ngelet prapa as për pamjen dhe sharmin e tij.

Ndonëse ai është i martuar dhe ka një djalë, Boikenin me gruan e tij italiane, Monica, ai është shumë i pëlqyer nga vajzat shqiptare.

Këngëtarja Adelina Tahiri dhe Loriku kanë qenë në dritat e medieve për lidhjen e tyre. E mohuar, e konfirmuar, e mohuar sërish, pastaj heshtje dhe në fund ndarje.

Lorik Cana gjithashtu ka qenë në lidhje me Miss Universin të 2009-tës, Zana Krasniqi, njëkohësisht modele kosovare, të cilët kanë bërë një sesion fotografik së bashku. Çifti u nda në heshtje dhe nuk janë prononcuar për lidhjen e tyre më pas.

Arkitektja italiane, Monica ka qenë lidhja më e gjatë edhe e vërtetë duke qenë se ata janë të martuar dhe kanë një djalë. Çifti ishin njohur në një restorant, dhe pas një kohë kishin filluar të jetonin bashkë. Loriku kishte fituar besim tek e dashura pasi që ajo i kishte premtuar se fëmijët e tyre do të rriteshin sipas traditave shqiptare.

ANSI AGOLLI

Ansi Agolli shprehej se kishte një lidhje 8 vjeçare me të fejuarën e tij, Rean. “Unë kam një jetë shumë të lumtur me partneren time, Rea. Jemi njohur para tetë vitesh dhe kemi 5 vite të fejuar. Jeta ime private deri tani është më se e plotësuar dhe po aq e lumtur. Ndihem vërtet me fat për njeriun që kam në krah.” – u shpreh Agolli.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump refuzon ”Time” për vlerësimin si 'personaliteti i vitit'
Previous article Xheloz për të dashurën 20 vjet më të madhe, kosovari torturon shqiptaren/ E dhunon derisa...

Q.Autor

Postime të ngjashme

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT