Të largëta janë kohët kur si foto në ekranin e celularit vendosnim aktoren e preferuar, të dashurën apo mamin. Tani s’ka më! Tani ka vetëm Eva Murati.
Murati hodhi në Instagram Story një kërdi me foto, ku imazhi i saj ishte vendosur në ekranin e celularëve të fansave.
Kështu nga një celular në tjetrin do të shihni, herë Evën me rroba banjo, herë të veshur sport, herë kështu e herë ashtu.
Moderatorja ka kohë që po bashkëpunon me faqe të ndryshme memesh dhe mesa duket është bërë mjaft e njohur dhe popullore për masën e gjërë.





