Një aksident rrugor ka ndodhur miëngjesin e sotëm rreth orës 06:15 në Tiranë.
Dy automjete janë pëplasur në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim” me rrugën ” Bardhyl”. Nga informacionet paraprake nga reporteri i AlpeNews.al në terren, vinë fotot e para nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve policore katër persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Automjetet e përfshira në aksident janë mjeti AA 561 LM dhe mjeti AA 654 DZ. Të lënduar kanë mbetur F.Ç 23 vjeçe, S.H 22 vjeçe, Gj.Sh 22 vjeçe dhe S.B 23 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim” , me rrugën ” Bardhyl”, janë aksidentuar mjeti AA 561 LM me mjetin AA 654 DZ dhe si pasoje janë dëmtuar shtetasit F.Ç 23 vjeçe, S.H 22 vjeçe, Gj.Sh 22 vjeçe dhe S.B 23 vjeç. Grupi hetimor i mbërritur në vendnngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit“.
Përgatiti: AlpeNews.al





