Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi kurrë nuk mund ta keni parë ndonjëherë më të qeshur sesa sot, si në këto foto ekskluzive të Alpenews.al. Madje, edhe gjithë arkivat 30 vjeçare të Shqipërisë dhe mediave të saj të kërkoni, nuk keni për të gjetur as në Kongreset e PS e as në fushatat e panumërta elektorale që ai ka zhvilluar, të rrethuar nga kaq shumë vajza dhe gra të qeshura.
Po ç’farë ka ndodhur, që socialisti simbol që përbën lajm kur qesh, është kaq i lumtur? Eshte fare e thjeshte. Për herë të parë, nga pozicioni i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ai po organizon pritjen e fundvitit me gazetarët që mbulojnë përgjatë 12 muajve, zhvillimet rreth Parlamentit të Shqipërisë, në mediat krysore të vendit. Por edhe nga punonjësit e zyrës së shtypit të Kuvendit, pjesa më e madhe, ish gazetarë, gjithashtu.
Nuk është faji i z. Ruçi, që televizionet tona kryesisht zgjedhin gazetare bukuroshe për të informuar shikuesit e tyre. Ky me sa duket është thjeshtë fati i tij, që pas seancash shumë të tensionuara plot debate, nerv, perplasje dhe dhunë fizike e verbale, të kalojë disa çaste në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit me reporteret e politikës. Pamjet ekskluzive që ju sjellim nga kjo pritje, nuk kanë nevojë për koment. Shijojini. Nuk i dihet se kur mund ta shihni sërisht kështu Gramoz Ruçin.
Përgatitit: AlpeNews.al