Këto pamje mahnitëse dukshëm janë bërë në një ambjent natyror fantastik i cili lokalizohet në qarkun e Dibrës, dhe njihet si Gjoçaj. Përrenjtë e cekët, malet e larta, dhe gjelbërimi i kullotave rrëzë kodrinave afër bën që turistët të jenë akoma më të mahnitur nga panorama si këto që do të shihni mëposhtë. Gjoçaj është një vend i “fshehur” në Dibër, e kjo do të thotë se është vështirë rruga për të arritur deri atje. Disa guida specifike të organizuara çdo muaj bëjnë të mundur eskursione të ndryshme që përfshijnë edhe vizitën në këtë vend.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.




