• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
(FOTO) Duka për infrastrukturën e futbollit: Kemi rritur investimet me 228%
Home
Futboll

(FOTO) Duka për infrastrukturën e futbollit: Kemi rritur investimet me 228%

23 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Investime të panjohura më parë në historinë e futbollit shqiptar, me një rritje prej 228%, i ka konsideruar ndërhyrjet e bëra nga FSHF për përmirësimin e infrastrukturës në stadiume dhe fusha sportive, presidenti aktual i kësaj federate dhe njëkohësisht kandidat për një tjetër mandat në krye të institucionit, Armand Duka.

Në faqen e tij në Facebook, Duka ka postuar dy infografikë që tregojnë numrin e stadiumeve dhe fushave stërvitore ku Federata ka bërë investime, si dhe progresionin në rritje të shumave financiare të investuara nga FSHF në këto terrene.

Tre stadiume ndërkombëtare, 12 stadiume kombëtare, 56 fusha me bar natyral, 19 fusha me bar artificial, 76 fusha minifutbolli dhe 7 impiante ndriçimi në stadiumet kombëtare është bilanci i asaj se çfarë ka bërë FSHF për infrastrukturën e futbollit në 16 vitet e drejtimit nga Armand Duka.

Ndërkohë që shumat financiare të investuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nisin nga 3.5 milionë euro në mandatin e parë të Dukës në krye të FSHF dhe arrijnë në 8 milionë në katërvjeçarin 2014 – 2018.

Infrastruktura e futbollit shqiptar ka qenë një ndër temat më të debatuara të ditëve të fundit.

Kundërshtarët e Dukës e kanë akuzuar atë se ka investuar në ndërtim stadiumesh, por nuk ka bërë sa duhet për fushat stërvitore.

Përmes të dhënave të publikuara sot, kreu i FSHF-së duket se ka dashur tu japë një përgjigje të drejtpërdrejtë të gjithë kundërshtarëve të tij.

Kjo pasi në statistikat e publikuar, bie në sy numri i madh i fushave dhe terreneve sportive ku federate ka investuar për të përmirësuar infrastrukturën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kampionati i parave”/ United i lë pas të gjithë. Rritje për Interin, Milani për herë të parë jashtë listës
Previous article Një mungesë e sigurt ndaj Flamurtarit, Starova mban të fshehtë formacionin

Q.Autor

Postime të ngjashme

UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO) Futboll

UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO)

"ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?" Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje Futboll

"ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?" Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT