Policia italiane në Vernole ka gjetur në brigjet jugore të vendit një sasi prej 48 kg marijuanë e cila ishte braktisur dhe deti e kishte nxjerr në një zonë plazhi.
Mediat vendase raportojnë se droga është gjetur në rezervatin natyror “Le Cesine”. Gjatë kontrolleve përgjatë Adriatikut, lënda narkotike u konstatua pak metër larg bregdetit e ndarë në qese plastike të paketuara mirë.
Qeset ishin të lidhura me njëra-tjetrën përmes një tubi plastik siç raportohet.
Sipas policisë, dyshohet se droga mund të jetë braktisur nga trafikantët në brigjet e afërta të Shqipërisë që më vonë është transportuar deri në plazh nga valët e detit.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të gjetur.


