• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ Dhjetë vjet tortura përdhunimi në një bodrum të ndyrë. Një vit pa…
Home
Europë

FOTO/ Dhjetë vjet tortura përdhunimi në një bodrum të ndyrë. Një vit pa…

29 November, 2017 F.autor Europë

Një italian ka mbajtur të burgosur një grua rumune në një bodrum për dhjetë vite, duke e torturuar, përdhunuar dhe detyruar të lindte dy nga fëmijët e tij.

Aloisio Francesco Rosario Giordano, 52 vjeç, u arrestua në fundjavë nga Policia italiane dhe u akuzua për rrëmbimin e gruas 29-vjeçare dhe një fushate abuzimi ndaj saj. Nuk është hera e parë që Giordano është akuzuar për krime të tilla, pasi ai ishte burgosur në vitin 1995 për rrëmbimin, përdhunimin dhe torturimin e një gruaje tjetër. Ai qëndroi në burg për vetëm pesë vjet, pasi u lirua për sjellje të mirë.

Pas rifitimit të lirisë së tij, u kthye në shtëpi për t’u kujdesur për bashkëshorten e tij të sëmurë dhe dy fëmijët, duke punësuar një rumune, atëherë 19-vjeçare, e cila do të bëhej viktima e tij e dytë. Kur gruaja e tij vdiq, Policia tha se Giordano i ofroi mbështetjen e kujdestarit dhe një vend për të qëndruar vajzës rumune, por më pas e mbylli atë në një bodrum, ku ajo ka kaluar dhjetë vite të jetës, e lidhur me zinxhirë, në një dhomë të ndotur, të mbushur me minj dhe insekte, pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike.

Ajo ishte rrahur, torturuar dhe dhunuar vazhdimisht. Ka lindur dy fëmijë nga Giordano, një djalë, tani nëntë vjeç, dhe një vajzë tani trevjeçare. Fëmijët u detyruan të shikojnë se si Giordano abuzonte me nënën e tyre, sipas Policisë, dhe djali detyrohej të merrte pjesë në torturimin e saj, ose do të rrihej edhe ai prej të atit. Tualeti ishte një kovë plastike e vendosur nën një karrige druri.

Gruaja, së bashku me dy fëmijët e saj, duhej të flinin në shtretër të bërë nga kartoni. Pranë shtratit ishte një bufe metalike, ku gruaja ishte vazhdimisht e lidhur me zinxhirë. Kur u gjet nga Policia, ajo kishte plagë në të gjithë trupin, disa të thella. Sipas autoriteteve, ai u përpoq të mbyllte disa nga plagët më të thella të saj me fildispanjë.

SI U ZBULUA

Ngjarja ka ndodhur në fshatin e vogël Gizzeria, në jug të Italisë, por askush nuk e kishte vënë re apo qoftë edhe dyshuar sadopak, deri në momentin kur Policia e zbuloi shtëpinë e tmerreve aksidentalisht. Policia e ndaloi Giordano-n për shkak të gjendjes së keqe të automjetit të tij, kur ata vunë re djalin nëntëvjeçar në ulësen e pasme. Pamja e dërrmuar e djalit, i cili u përshkrua si i pistë dhe i kequshqyer, ngriti dyshimet e tyre dhe ata kërkuan të shihnin shtëpinë e Giordano-s dhe të flisnin me nënën e djalit.

Kur arritën, ata zbuluan gruan, e cila ishte gjithashtu shumë e pistë, duke mbajtur një fëmijë të dytë të kequshqyer. Ata vendosën të hetonin. Vetëm atëherë zbuluan kushtet, në të cilat ishte mbajtur. Gruaja i deklaroi Policisë se ajo nuk kishte pasur asnjë kontakt me botën e jashtme dhe se ajo nuk është larë për një vit. Ajo më pas është marrë në një vend të fshehtë së bashku me fëmijët e saj. Giordano u arrestua me akuza për abuzim dhe keqtrajtim seksual të rëndë.

NGJARJA E PARË

Në 1995, Giordano u arrestua në një rast të ngjashëm, kur ai rrëmbeu, torturoi dhe përdhunoi vazhdimisht 23- vjeçaren Maria Rosa, sipas artikujve të gazetës nga koha kur mbajti peng Maria në kushte të ngjashme, dhe gjithashtu e la shtatzënë dy herë. Por në atë kohë ai vendosi t’ia ndërpresë vetë shtatzënitë, në rastin e parë duke e goditur në bark dhe në rastin e dytë duke përdorur bisturi dhe një lugë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEGA OPERACION/ Trafikonin drogë nga Holanda e Shqipëria, arrestohen 12 shqiptarë
Previous article FOTO/ Ledri ndryshon pamjen, çmend vajzat me stilin e ri të flokëve

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT