Nga yjet e plakur, tek personalitetet televizive dhe aktorët: shumica e të famshmëve kanë regjime rigoroze të kujdesit të trupit, në mënyrë që të qendrojnë sa më të rinj.
Por disa të famshëm nuk po e mbajnë dot ritmin e partnerëve të tyre, duke treguar një kontrast të thellë të gjendjes së tyre sot me atë të viteve më parë.
Më poshtë mund të shohim meshkujt që i kanë thënë “Mirupafshim” rinisë, duke u dukur kështu keq para zonjushave të tyre.
Kur meshkujt i lënë pas femrat e tyre:
23 vite bashkë/ Bond: Pierce Brosnan po mbante zi për vdekjen e gruas së tij kur takoi gazetaren 20 vjeçare, Keely Shaye Smith në 1994. Çifti u martua në 2001. Foto e parë është shkrepur në 1994, ndërsa e dyta në Prill të këtij viti.
29 vite bashkë/ I mirënjohuri Tom Hanks me bashkëshorten e tij Rita, të dy në moshën 61 vjeçare. Në foton e parë i shohim në dasmën e tyre në 1988, ndërsa tek e dyta po në Prill të këtij viti tek “Tribeca Film Festival”. Siç mund ta kuptoni, Rita duket paska e plakur e sa për Hanks, duket se vitet nuk ia kanë hequr shkelqimin nga sytë.
Kur femrat i thonë “LAMTUMIRË” rinisë:
30 vite bashkë/ Goldie Hawn është 72 dhe partneri i saj Kurt Russell është vetëm 66 vjeç. Foto e parë është në vitin 1987 ndërsa e dyta këtë vit në premierën e filmit “Snatched”. Goldie vazhdon në super formë, ndërsa Kurt mund të themi se duket shumë i vjetër para bashkeshortes së tij.
29 vite bashkë/ Bono dhe Ali Hewson. Foto në të majtë në 1988 dhe ajo në të djathtë në 2016. Bono përfundimisht duket shumë më mirë dhe më i ri se bashkeshortja e tij!
18 vite bashkë/ Të dy janë shembulli ideal që mosha nuk është aspak një faktor në marrëdhenie. Catherine Zeta Jones, 48 vjeç duket sikur nuk di të plaket! E ndërsa Michael Douglas tregon moshën e tij 73 vjeçare në menyrë të perkryer, ose ndoshta edhe pak më shumë…
Foto e parë në 1999, dhe e dyta në nëntor të këtij viti.
44 vite bashkë/ Ndërkohe që Shakira Caine shkëlqen në të 70 e saj, Michael lë shumë për të dëshiruar, edhe pse është 84 vjeç dhe ndoshta po kërkojmë shumë nga ai.
Foto e parë në 1973, ndersa e dyta në Prill të 2017.
Përgatiti: AlpeNews.al