• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
(FOTO) Botërori 2022, Katari zbulon stadiumet e madhështore, ja si duken ato
Home
Futboll

(FOTO) Botërori 2022, Katari zbulon stadiumet e madhështore, ja si duken ato

16 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Stadiumet ku do të zhvillohet Botërori 2022 do të jenë thjesht mahnitëse.

Kupa e Botës e vitit 2022 është ende shumë vite larg, e fillimisht vëmendja do të jetë e përqendruar në Botërorin e kësaj vere në Rusi.

Por, ajo që mund të thuhet me bindje të plotë është se, eksperienca arabe e verës së vitit 2022 nuk duhet humbur për asnjë arsye.

Planet për stadiumet  të atij kompeticioni janë publikuar qysh me fillimin e këtij viti dhe do të duhen edhe 4 vite për të parë gjithçka të realizuar dhe të prekshme, por sapo i sheh planet e stadiumeve ku do të luhet kompeticioni më i rëndësishëm i FIFA-s, thjesht të lënë pa fjalë.

Shikoni fotot më poshtë dhe përshkrimet respektive, por edhe videon që të lë pa frymë…

Al Bayt Stadium (Al Khor) Një stadium me një strukturë si tendë gjigante që do të mbulojë të gjithë kapacitetin prej 60 mijë spektatorësh. Katet e sipërme do të hiqen pas Kupës së Botës dhe do t’u jepen kombeve në zhvillim, që kanë nevojë për zgjerim kapacitetesh në stadiumet e tyre.

Al Rayyan Stadium (Al Rayyan) Ky stadium me një kapacitet prej 40 mijë spektatorësh do të inkorporojë simbolet e kulturës katariote në dizenjon e tij. Arena do të ngrihet duke përdorur praktikat tejet miqësore ambientale të ndërtimit.

Al Thumama Stadium (Doha) Dizajni i këtij stadiumi prej 40 mijë vendesh përfaqëson “gahfiya”-n, apo kapelën tradicionale të mbajtur nga meshkujt anembanë botës arabe. Një hotel-butik do të zëvendësojë katet e sipërme të tij pas turneut të vitit 2022.

Khalifa International Stadium (Doha) I ndërtuar fillimisht në vitin 1976, ky stadium me kapacitet 40 mijë spektatorë është rinovuar dhe rihapur qysh përpara turneut. Ashtu si dhe me të gjitha terrenet e tjera sportive të Botërorit të 2022-shit, teknologjitë e avancuara të ftohjes do të garantojnë temperatura të rehatshme për futbollistët dhe fansat.

Lusail Iconic Stadium (Lusail) I gjithë qyteti i Lusailit është aktualisht në proces krijimi, ndërsa stadiumi i tij me kapacitet 80 mijë vetë do të presë finalen e Kupës së Botës 2022. Dizenjoja përfundimtare e këtij stadiumi nuk është bërë ende publike, por vetëm disa konceptidesh të krijuara fillimisht.

Qatar Foundation Stadium (Doha) Peizazhi rreth stadiumit prej 40 mijë vendesh është mbushur me universitetet më të shquara, ku janë zhvilluar edhe hulumtimet më të fundit. Kapaciteti i arenës do të reduktohet në 25 mijë pas Botërorit, me 15 mijë vendet e tepërta që do t’iu dhurohen stadiumeve në vendet në zhvillim.

Ras Abu Aboud Stadium (Doha) I konstruktuar duke përdorur kontejnerë transporti, ky stadium me kapacitet për 40 mijë spektatorë do të rrëzohet nga themelet dhe do të përshtatet për të tjera qëllime pas Kupës së Botës. Vendndodhja e stadiumit do të kthehet më pas në një shëtitore buzë detit, për t’u shijuar nga banorët lokalë.

Al Wakrah Stadium (Al Wakrah) Pajisjet e përdorura në këtë stadium prej 40 mijë vendesh janë shkolla, një sallë dasmash, fusha tenisi, parkete baskebolli, restorante, një pishinë, mjedise palestre dhe qendra tregtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E IVANOVIÇ/ Haradinaj: Do të ftojmë FBI në hetim! Dialogu është në fazë kritike
Previous article Ristani sërish AKUZA për Policinë e Shtetit: Duam të zgjojmë njerëzit, ndërsa ju...

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT