• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Foto/ Banesat sociale, ja 84 familjet e Durrësit që do të përfitojnë
Home
Sociale

Foto/ Banesat sociale, ja 84 familjet e Durrësit që do të përfitojnë

6 November, 2017 F.autor Sociale

Bashkia e Durrësit ka përpiluar listën me 84 emra, që kanë përfituar nga aplikimi për banesë sociale.

Familjet që do të përfitojnë nga kjo skemë sociale e bashkisë do të futen shumë shpejt në apartamentet e reja, të ngritura në një bllok pallatesh në zonën e Shkozetit (pranë urës së “Dajlanit”). Bëhet fjalë për apartamente 1+1 dhe 2+1, që tashmë konsiderohen të përfunduara dhe janë në pritje të banorëve të rinj. Bashkia tashmë e ka shpallur listën me emrat fitues dhe është vetëm çështje ditësh, që pronarët e rinj të marrin çelësat dhe të vendosen në ambientet e reja.

Ndërkohë, aplikantët e tjerë, të cilët nuk e gjejnë veten në listën e publikuar nga bashkia, do të kenë mundësi të bëjnë ankimimin pranë zyrave të Njësisë së Zbatimit të Projekteve (PIU-t), ku specialistët do të rishqyrtojnë dokumentacionin e tyre edhe një herë nga fillimi. Afati i Ankimimit për personat që nuk janë kualifikuar, do të ketë hapësirë ligjore deri më datë 06.11.2017, nga e hëna në të premte. Tashmë pritet vetëm mbledhja e Këshillit Bashkiak, i cili do të shqyrtojë dhe miratojë listën fituese, ndërsa emrat e përzgjedhur do të lidhin kontratën në bazë të kritereve nga Banka Europiane. Praktikisht është mbyllur përfundimisht lista emërore e përfituesve të ndarjeve të banesave sociale si për strukturat 2+1, ashtu edhe për ato 1+1, të cilat do të kenë çmime të ndryshme sa i përket pagesës së qerasë. Banesat sociale do të jenë me qira të përjetshme.

Sipas burimeve nga Bashkia, ata që nuk do ta paguajnë qiranë çdo muaj, do të largohen nga banesa. Komisioni i ngritur për përllogaritjen e kritereve dhe përzgjedhjen e 84 fituesve nga 2300 aplikantë, ka bërë gati listën e banesave. Më herët, Bashkia Durrës strehoi 118 familje në banesat sociale të ndërtuara në kompleksin e pallateve, në zonën e njohur si “Ndërmarrja e UjësjellësKanalizimeve”.

listaaa

Për banesat sociale të ndara nga bashkia dy vite më parë, pati përplasje mes këshilltarëve të djathtë dhe kryebashkiakut Vangjush Dako. Armand Teliti ngriti dyshime se përzgjedhja e 118 emrave fitues ishte në formë klienteliste, duke lënë të kuptohej se përzgjedhja ishte bërë në rrugë të padrejtë. Pritet që edhe në mbledhjen e radhës, të ketë diskutime mbi listën fituese.

Nëse partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dilnin kundra listës fituese së përpiluar nga Bashkia Durrës për përfitimin e banesave sociale, atëherë lista nuk do të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që pritet të mbahet. PD ka në Këshillin Bashkiak 14 mandate, plus një të Partisë Demokratike të Moderuar dhe duke bashkuar votat me 13 anëtarët e LSI-së, rrëzojnë automatikisht listën e përpiluar nga Bashkia dhe agjencitë e tjerë që morën pjesë në komisionet e verifikimeve të kritereve të përzgjedhjes së emrave fitues. Në këto kushte, e mbetur në minorancë, PS dhe aleatët duan me patjetër mbështetjen e një prej dy partive të mëdha (PD ose LSI-së) për të miratuar listën e përfituesve të banesave sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Di Caprio në filmin e ardhshëm të Tarantinos?
Previous article Modelja e bëshme tall engjëjt e Victoria's Secret

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT