Ashtu si edhe një ditë më parë, mbështetës të kryebashkiakut të Lezhëz Fran Frroku janë mbledhur edhe këtë mëngjes para komisariatit të policisë, ku mbahet i ndaluar prej të premtes Frroku.
Zyrtarisht, kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, akuzohet për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi zv.kryetarin e bashkisë, po ashtu të arrestuar, Enver Hafizi.
Prokuroria arsyeton se arrestimi i Fran Frrokajt ka ardhur, pasi kreu i bashkisë ka nënshkruar dokumentet për dërgimin e pasurive për regjistrim si dhe konfirmimet e zërit kadastral.
Në bazë të ligjit 7501, kryetari i qeverisjes vendore është kryetar i ndarjes së tokës në territorin ku ushtron funksionet, duke qenë kështu personi përgjegjës në zbatimin e ligjit dhe duhet të verifikojë ligjshmërinë e dokumentacionit të fitimit të kësaj pasurie.
Nëse nuk plotësohen të gjitha kushtet, ai nuk mund të firmosë zbatimin e ligjit.



