Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në kryeqytet. Një makinë është përplasur me një motor në rrugën e Durrësit. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke bërë që të dyja mjetet të përfundonin në trotuar. Siç mund të shihet edhe në këto foto të siguruara nga “Tv Klan”, automjeti “Benz” është përmbysur dhe ka përfunduar në hyrje të lokalit që gjendej aty pranë.
Fotot tregojnë edhe një prej tabelave në rrugë të përkulur nga goditja. Nga raportimet paraprake nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Në vendin e ngjarjen kanë shkuar forca të shumta policore, që pritet të zbardhin rrethanat e këtij aksidenti.
Fotoreporteri Agim Rama ka ofruar këto foto nga vendi i aksidentit, ku pamjet nuk lenë shumë vend për komente. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Aksidenti ka shkaktuar panik tek kalimtarët por edhe kuriozitet duke mbledhur dhjetëra qytetarë.