Akademiku i njohur Përparim Kabo është surprizuar me vizitën e një nga emrave më në zë të kritikës së politikës , medias dhe gazetarisë, Vittorio Sgarbi.
Gjatë një vizite të tij në Shqipëri të zhvilluar në prag fund viti, Sgarbi ka zhvilluar një takim miqësor në shtëpinë e akademikut.
“S’e kisha menduar se një ditë ky personalitet në një vizitë të shkurtër në Shqipëri do të më takonte e për më tepër do të më vinte në shtëpi…”, shkruan në një postim së fundmi në rrjetet sociale Kabo.
Postimi i plotë:
Vittorio Sgarbi një emër i madh i kritikës së artit, gazetarisë, politikës dhe medias… njohur me të prej vitesh përmes Rait… por se kisha menduar se një ditë ky personalitet në një vizitë të shkurtër në Shqipëri do të më takonte e për më tepër do të më vinte në shtëpi…
Një bekim ky apo diçka më shumë. Zoti Sgarbi, njeri i thjeshtë me një sens të hollë humori… Biseda nisi për muzeumet në Shqipëri, dhe vijoi për historinë e vjetër dhe atë të renë dhe se ku po shkon Shqipëria. Çfarë po ndodh me BE-në dhe si duket ajo që quhet bota globale… Disa nga pyetjet nuk marrin përgjigje sepse realisht nuk ka përgjigje definitive për to… Rreth 1 orë e 30’ minuta me të… dhe gjithçka u duk si pesë minuta… Të presim në Itali më tha… Faleminderit Vittorio… Një vit i begatë ky 2017 për mua…