• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ 4 presidentët amerikanë që janë akuzuar për skandale seksuale
Home
Jetë

FOTO/ 4 presidentët amerikanë që janë akuzuar për skandale seksuale

30 November, 2017 sidorela.editor Jetë

Kohëve të fundit skandalet seksuale të personave të famshëm janë përhapur jashtëzakonisht shumë nëpër botë.

Duke përfshirë këtu artistë e politikanë, e shumë fytyra tjera publike që kanë miliona adhurues falë përkushtimit të tyre, megjithatë këto skandale po i zhgënjejnë. Në mesin e këtyre personave janë edhe politikanë, si presidentë, kryeministra e shumë ministra nga e mbarë bota.

Ndër ta janë edhe presidentët më të fuqishëm, ata të Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë përfshirë në këto skandale shkruan Gazeta Metro.

Më poshtë mund të  lexoni 4 histori skandalesh të presidentëve të Amerikës, Bill Clinton Lyndon Johnson, John Kennedy dhe Donald Trump.

Bill Clinton 

Para zgjedhjes si president Bill Clinton u vu përballë një numër akuzash për sulme seksuale. Më pas ai dha dëshmi të rreme për një marrëdhënie seksuale me një praktikante të Shtëpisë së Bardhë. Ndaj tij filloi procesi për shkarkim nga posti por ai u shpall i pafajshëm. Ishte koha kur interneti sapo kishte filluar:

“Nuk diskutohet që Bill Clinton ishte me fat. Nëse skandali do të kishte shpërthyer pas masivizimit të internetit, Clintoni ndoshta nuk do të kishte mbajtur postin,” thotë historiani Richard Reeves.

Lyndon Johnson

Presidenti Lyndon Johnson tregoi talent të rrallë gjatë kohës që ishte anëtar i Kongresit. Biografët thonë se ai kishte edhe një numër marrëdhëniesh jashtëmartesore. Por ai nuk ishte i pari që njihej për histori të tilla. Shumë historianë besojnë se Thomas Jeffersoni kishte fëmijë jashtë martese me skllaven e tij Sally Hemmings. Një historian thotë se nuk është për t’u çuditur që disa politikanë kanë lidhje të tilla jashtë martesore. “Vetë politika mbështetet tek arti i joshjes. Këtë punë bëjnë këta njerëz në karrierën e tyre,” thotë historian Richard Reeves.

John Kennedy 

John Kennedy njihej për marrëdhëniet me një numër grash para dhe gjatë kohës që ishte president. Por shumë amerikanë nuk e njihnin këtë aspekt të jetës së tij gjatë kohës kur ishte gjallë. Marrëdhëniet jashtë martesore mes dy të rriturve nuk janë të paligjshme. “Duhet të bëjmë dallim mes atyre që synojnë marrëdhënie me individë në moshë të mitur, për shembull me vajza 14-veçare. Në raste kur ka lidhje mes dy të rriturve, megjithëse mund të jetë diçka e pakëndshme, nuk do të ishte akt i paligjshëm,” thotë ekspertja ligjore Ariela Gross.

Donald Trump 

Në 2005 Donald Trump u regjistrua me zë duke bërë komente për akte të papërshtatshme me gratë. “Ky rast ia vlen të përmendet, pasi ai po mburrej se prekte gratë mes këmbëve, gjë që do të cilësohej si sulm seksual. Ishte një akt i dënueshëm me ligj. Por e vemtja dëshmi janë fjalët e tij,” thotë ekspertja Ariela Gross.

Shumë burra, ndër ta edhe presidentë shpesh ekzagjerojnë ngjarjet për t’u mburrur, thotë historiani Reeves. Po ashtu burri dhe gruaja në incident mund të japin variante të ndryshme të ngjarjes, duke u dhënë mundësi përkrahësve dhe rivalëve të komentojnë mbi këto rrëfime, qofshin apo jo të vërteta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Teologu Elvis Naçi ditën e flamurit e kaloi me fëmijët jetim/ Dashuria për atdheun është kur...
Previous article Provokon Marina, tregon gjoksin në Instagram (FOTO)

sidorela.editor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT