Një studim i ri ka treguar se fosilet më të vjetra në Tokë mund të jenë vetëm disa shkëmbinj të deformuar.
Fosilet 3.7 miliardë vjeçare janë gjendur dy vite më parë në Greenland e tanimë ngrihet pyetja se kur ka filluar realisht jeta në Tokë.
Revista “Nature” botoi të mërkurën studimin e vitit 2016 një hulumtim të ri, se ndoshta mund të bëhet fjalët jo për fosile por për shkëmbinj.
Megjithatë, shkencëtarët australianë vazhdojnë ende të mbrojnë qëndrimin e tyre.
Studimi i ri u realizua nga astrobiologia e NASA-s, Abigail Allwood, e cila kur lexoi të dhënat e vitit 2016, mendoi se diçka nuk shkonte.
Ajo vendosi të nisej drejt Greenland-it dhe të studionte rastin në fjalë.
Allwood gjeti froma, gërryerje dhe kryesisht shtresat e brendshme të strukturave nuk përputheshin me këtë lloj fosili, të quajtur stromatolites. Më pas, Allwood përdori një version të një instrumenti që po dërgohet në Mars për disa vjet, për të krijuar një hartë kimike të strukturës. Ajo tha se nuk kishte shenja kimike të jetës së fosilizuar.
Tre ekspertë të tjerë janë shprehur për Associated Press se ata bien dakord me hulumtimin e ri.