• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOSHNJA U GJEND E VDEKUR NË TIRANË/ Policia jep DETAJET: Prindërit e braktisën dhe e hodhën në koshin e mbeturinave
Home
Sociale

FOSHNJA U GJEND E VDEKUR NË TIRANË/ Policia jep DETAJET: Prindërit e braktisën dhe e hodhën në koshin e mbeturinave

3 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një foshnje e pajetë është gjetur mëngjesin e djeshëm pranë një koshi mbeturinash në afërsi të Laprakës në Tiranë.

Foshnja e porsalindur, e seksit femër, ishte futur brenda një çante të zezë dhe ishte lënë pranë koshave, në rrugën “Azem Galica”.

Kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët rreth orës 07:30, kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë parë çantën e dyshimtë. Më pas, shërbimet e Komisariatit nr.3 që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se brenda saj ndodhej një foshnjë e porsalindur, që nuk kishte shenja jete.

Menjëherë është rrethuar vendi i ngjarjes dhe bebja është dërguar për ekzaminimet e nevojshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa Policia ka nisur veprimet hetimore e procedurale për të identifikuar prindërit apo personat e tjerë që e braktisën.

Nga ana tjetër, po hetohet edhe për zbulimin e vendit se ku është lindur foshnja, pasi nga verifikimet e kryera në të gjitha spitalet, nuk rezulton që të jetë lindur aty. Burimet thanë se pa përfunduar autopsia nga mjekët ligjorë, nuk mund të përcaktohet nëse foshnja ka lindur e vdekur dhe është braktisur pranë koshave të mbeturinave, apo ka vdekur pasi është braktisur, nga shkaqe të jashtme, ose nga asfiksia, duke qenë se ishte mbyllur brenda çantës.

“Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën ‘Azem Galica’, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Nga ana tjetër, burimet thanë se ka nisur një verifikim i klinikave më të afërta me zonën ku u gjet bebja, por po punohet për të identifikuar edhe objekte të tjera që shërbejnë si klinika, por janë të palicencuara, për të cilat ka informacione se pranojnë të bëhen lindje. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që lindja të jetë kryer edhe në kushte shtëpie, çka e bën edhe më të vështirë hetimin e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përdorimi i antibiotikëve pa kriter dhe pa recetë, ul efektshmerinë
Previous article TRAGJEDIA NË BRAZIL/ Muzeu 200 vjeçar përfshihet nga FLAKËT. Autoritetet në alarm

g.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT